Si zakonisht, pas frikës nis arroganca dhe krekosja

Postuar në 27 Mars, 2020 13:37

Shikojeni kryeministrin e Shqipërisë se çfarë bën ditë pas dite. Në fillm injoronte rrezikun e pandemisë. Tallej. Por deri këtu nuk ka ndonjë gjë për ta akuzuar. Fundja të gjithë në botë u tallën deri sa u kapën gafil. Problemi nis më pas, kur krahas përpjekjes për të përballuar situatën, të duhet të mbulosh edhe dobësitë organike që kanë qenë aty dhe ke bërë sikur nuk i ke parë.

Ditë pas dite nuk dilte nga shtëpia. Pastaj e vrau frikën, tani ka nisur edhe del edhe rrugëve. Me gjasë i kanë thënë se flama që ka rënë nuk është edhe aq flamë. 

U pyet live se çfarë do të bëhet me qytetarët shqiptarë që janë jashtë. Tha po live se kjo është luftë dhe nuk ka se çfarë të bëjë. Sot ka shpallur se Lasgushi – që kushedi si kthehet në varr nga përdorimi i emrit të tij – do të sjellë shqiptarët nga mbarë bota. Sepse ne nuk mund t’i harrojmë ata.

Pasi nxori disa akte normative dhe urdhëresa për kufizim dhe karantinë, në fund fare u kujtua për ekonominë për të cilën ka shumë diskutim. Zoti Rama po intuitizon se dhuna e re psikologjike mbi shqiptarët në këtë drejtim po asimilohet si çdo formë dhune në këtë vend dhe sot, nga toni solidar dhe i dhembshur që kishte pak ditë më parë, ka treguar sërish veten.

Qeveria mbahet me kontribute e jo me dëshira e dokrra rrjetesh sociale.  Kamatvonesat i falëm se jemi në luftë përndryshe kurrë s’do e lejoja, kjo e dobëson OSHEE, nëse këtë goditje duhet ta mbajë për të lehtësuar njerëzit, mospagesa e dritave e rrëzon përtokë sistemin elektrik.

Kjo do na e bënte të pamundur jo fitoren por edhe mbarimin e kësaj lufte. Pra një për të gjithë e të gjithë për një, shteti sa të mundet e secili për shtetin sa i takon, s’ka rrugë tjetër

tha z. Rama.

Pastaj letërsia:

Unë po bëhem e të gjithë ne po bëhemi 14 copash që të mos lëmë asnjë prej jush vetëm. Shoh disa që rrinë brenda e bëjnë lloj lloj komentesh në rrjetet sociale për popullin që po vdes për bukë medemek, me kërkesa absurde deri për të mos paguar dritat, me tallje për policët, këto janë të turpshme, në një kohë kaq të vështirë kur duhet durim inkurajim e unitet kombëtar. Ne s’kemi një shkop magjik e s’jemi një shtëqpi e pasur, edhe se me thënë të drejtën as në shtëpitë më të pasura të Ballkanit s’po shoh të bëhet ndonjë mrekulli e vecantë për këta njerëz të kapur befasisht. Unë s’do lë gjë pa bërë por dreqi e mori futeni mirë në kokë se jemi në luftë e secili duhet të shtrëngohet

Zoti Rama thotë se fali gjobat dhe na e kujton se këtë e bën për NE. Në Shqipëri ka 30 vjet që bëhet kjo punë me energjinë. Ku qëndron këtu e reja? Ato gjoba, njësoj si detyrimet e pambledhura të biznesit apo sanksionet administrative, qëndrojnë me vite dhe parazitojnë në sistemin e tatimeve pa u shlyer. Të dhënat e mbledhjes së të ardhurave në këtë vend janë të ulëta, pa folur për masat groteske moralizuese që kanë sjellë edhe ulje të bazës së tatueshme.

Zoti Rama është ai që ka iniciuar një amnisti fiskale që do legalizonte çdo para të paregjistruar, si vallë sot na quhet për gjë të madhe kamata e energjisë?

Zoti Rama ka dalë nga kllapia e frikës së ditëve të para dhe siç e ka zakon ka marrë një shkop në dorë dhe po preson majtas e djathtas duke i thënë miletit të shqiptarëve: bëni si të bëni dhe mos u ndjeni!

Edhe njëherë në pikën e nisjes: dy duar për një kokë!

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Pse nuk mban emrin heroit kombetar Gjergj Kastrioti - Skenderbeu ndonje nga avionet e Air Albania? Para botes i pari duhet prezantuar heroi kombetar, i cili ne rastin tone i tejkalon dhe kufijte kombetar. Apo s'ia pranon turku kete?

Submitted by Anonymous (not verified) on

Jo e jo qe s'ja pranon kerbaci i tij otoman, por kjo lloj herezie as nuk do ti shkonte kurre neper mend Edushit tone per t'ia prezantuar shefit ne Ankara! Se e dinte ai se c'e pret pastaj!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.