Isa Mustafa rrëzon Albin Kurtin në Kosovë
Kuvendi i Kosovës ka rrëzuar me 82 vota pro, 32 kundër dhe një abstenim qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti. Mocioni i ndërmarrë nga partneri i tij në qeveri, Lëvizja Demokratike e Kosovës ka kaluar me miratim të gjerë ndërkohë që gjatë gjithë ditës, Kurti ka replikuar dhe i është përgjigjur akuzave të ndryshme.
Antiamerikan etj., akuzat kanë qenë varg, bashkë me ofertën cinike të LDK-së për rikthim në detyrë të ish-ministrit Agim Veliu, duke tentuar poshtërimin e kryeministrit. Çfarë ndodh tani? Rimandatohet VV? Rimandatohet LDK? Kalohet në zgjedhje? Mbi cilin protokoll do lejohet fushata dhe tubimi? Kjo mbetet për t'u parë.
Këtë mund ta dijë vetëm mendja e politikës kosovare që solli punën në këtë pikë. Por për aq sa kuptohet në distancë, një gjë duket e qartë: Albin Kurtin e hodhën amerikanët sepse nuk gjetën tek ai ushtarin e bindur. Vetë kryeministri i rrëzuar tha shpesh se mocioni kundër tij është një plan veprimi për ndarjen e Kosovës.
Comments
Mocioni
Qeveria e Albin Kurtit kishte mbeshtejen e 32 deputeteve nga 120 gjithsej. Vetevendosja ka 29 deputete. Per rrezimin e qeverise votuan 82 deputete nga 120 qe do te thote me shume se dy te tretat e parlamentit.
Kjo eshte llogari shume e thjeshte, cfare logjike dhe cfare kuptimi ka te shihet si dicka e padrejte rrezimi i kesaj qeverie minorance?
Me teper se Amerika ne kete rast BE po tregohet antidemokratike! Perpiqet me menyra nga me te ndryshmet te imponoje dicka qe nuk duhet. Diktaturen e pakices! Dhunen politike te minorances!
Amerika duhet te falenderohet ne kete rast qe nxiti mazhorancen te mbrohet nga diktatura e kamufluar e Brukselit!
Në një vend që po shkon drejt
Në një vend që po shkon drejt greminës, pjesa e njerëzve të marrë është akoma e barabartë me σ (dhe kosova kete parameter e ka goxha te larte, pra shume njeres qe perqafojne budallallekun); sidoqoftë, në popullatën e mbetur, në mesin e atyre në fuqi ka një përhapje alarmante të banditëve me marrezi ne maksimum dhe midis atyre që nuk janë në fuqi një rritje po aq alarmante në numrin e individëve të pafuqishëm. Një ndryshim i tillë në përbërjen e popullatës jo te cmendur forcon në mënyrë të pashmangshme fuqinë shkatërruese të fraksionit σ (budallejte sic thashe me siper) dhe e bën rënien një siguri. Dhe vendi shkon në te se emes ......
Add new comment