Lajme
Bojkoti i parlamentit, një opsion që po diskutohet nga opozita
Opozita ka si opsion bojkotin e parlamentit në shenjë proteste për rikthimin e deputetit Armando Prenga në punimet e komisioneve të Kuvendit. Burime nga Partia Demokratike konfirmuan se opsioni i bojkotit është diskutuar në një mbledhje të grupit parlamentar demokrat pasditen e së hënës. Gjithsesi mbledhja nuk ka konkluduar në një vendim përfundimtar, por është rënë dakord paraprakisht që të njoftohet faktori ndërkombëtar dhe kryesisht eurodeputetët Kukan e Fleckenstein që asistuan ligjin për dekriminalizimin.
Gazeta “Shqip” del nga tregu i printit
Vetëm 10 vite në treg dhe gazeta “Shqip” është mbyllur. Ajo do të jetë edhe vetëm për dy muaj në treg në versionin print dhe mandej do të vijojë vetëm me versionin online(http://www.syri.net/2016/02/22/mbyllet-gazeta-shqip-1/). Gazeta u themelua vitin 2006 dhe numri i parë i saj doli më 13 mars. Ruajti një profil prej gazete të paangazhuar shumë politikisht, por ku vihej re mirë afiniteti me PS-në.
"Shumë e rrezikshme që Byroja Kombëtare e Hetimit të varet nga qeveria"
Ish-Presidenti i Republikës, Rexhep Meidani, ka dhënë një intervistë për gazetën “Telegraf” ku komenton disa prej zhvillimeve aktuale të politikës. Meidani është shumë kritik për situatën në Partinë Socialiste, për shkeljet statutore që janë flagrante, për mungesën e demokracisë, etj.. Meidani ka dhënë edhe një mendim për reformën në Drejtësi dhe inkuadrimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit në varësi të Ministrisë së Brendshme.
Kur shkruante fshehurazi Elena Luli, për Zotin e komunizmin!
Zbulohen vargjet e diktaturës, një skaner mbi internimin, burgun dhe ironia e ndërtimit të njeriut të ri. Elena Mirakaj Luli, ndarë nga jeta në vitin 2001, nuk është njohur si poete; për herë të parë kemi një botim me 22 vargje, që janë shkruar në vitet e regjimit, të mbledhur nga Eugjen Merlika, në librin “Flutura”, e shkruar fshehurazi në kohë të ndryshme.
Dashuri dhe seks me kile të tepërta
Libri që zbulon aspekte të jetës seksuale të Hitlerit, vuante penisin e vogël dhe të deformuar
I shpalli luftë njerëzimit në emër të rracës së pastër ariane, por vetë ai kishte deformime që sipas mjekëve ishin edhe burim i zemërimit të tij. Diktatori gjerman vuante nga një cen kongjenital që e pengonte të kryente një akt seksual normal. Në gjuhën mjekësore, sindroma "hypospadias" nga e cila vuante Fuehrer ishte penisi i vogël dhe i deformuar. Historianët Jonathan Mayo dhe Emma Craig në librin e tyre me titull “Dita e fundit të Hitlerit. Minutë pas minute " zbulojnë arsyet pse Hitleri kishte komplekse në lidhje me aftësitë e tij mashkullore.
Nisma për dhomat e tregëtisë kundërshtohet edhe në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese
Projektiligji i qeverisë për Dhomat e Tregëtisë është kundërshtuar sot në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese edhe nga përfaqësues të shumicës. Kryetari i Komisionit, Eduart Shalsi ka deklaruar se ndryshimet ligjore nuk sjellim përmirësime, por thjesht shtojnë një pagesë për anëtarësimin. “Propozimi i qeverisë synon të bëjë të detyrueshëm një pagesë e cila mendohet të prodhojë një pasojë për një organizim më të mirë të bizneseve. Por kjo nuk është e mjaftueshme për të reformuar mënyrën se si bizneset organizohen në dhomat e tregëtisë.
Prokuroria do të verifikojë lejen e ndërtimit te Parku i Liqenit
Protesta që po zhvillohet për ndërtimin te Parku i Liqenit ka nga pas edhe një kallëzim të përfaqësuesve të shoqërisë civile. Kallëzimi penal ndaj Bashkisë së Tiranës adresonte shqetësimin se për ndërtimin nuk ka një leje të saktë, nuk ka as projekt të miratuar. Sot nga Lushnja, ku ndodhej me rastin e prezantimit të drejtuesit të ri të prokurorisë, Llalla, ka bërë këtë deklaratë: “Prokuroria e Tiranës do të vazhdojë verifikimet, në varësi të rezultateve do të vendosin mbase për përfundimin e hetimeve”.