Libri që zbulon aspekte të jetës seksuale të Hitlerit, vuante penisin e vogël dhe të deformuar

Postuar në 22 Shkurt, 2016 17:23

I shpalli luftë njerëzimit në emër të rracës së pastër ariane, por vetë ai kishte deformime që sipas mjekëve ishin edhe burim i zemërimit të tij. Diktatori gjerman vuante nga një cen kongjenital që e pengonte të kryente një akt seksual normal. Në gjuhën mjekësore, sindroma "hypospadias" nga e cila vuante Fuehrer ishte penisi i vogël dhe i deformuar. Historianët Jonathan Mayo dhe Emma Craig në librin e tyre me titull “Dita e fundit të Hitlerit. Minutë pas minute " zbulojnë arsyet pse Hitleri kishte komplekse në lidhje me aftësitë e tij mashkullore. Ai shpesh ndihej i tmerruar nga vogëlsia dhe deformimi i organeve gjenitale. Mjeku i tij personal Theodor Boren, u përpoq të rriste epshin e diktatorit gjerman me amfetamina dhe hormone specifike por nuk ia arriti. Edhe truprojat ishin në dijeni të problemeve seksuale të Fuehrer. Albert Speer vë në dukje se për një kohë të gjatë Hitleri nuk kishte jetë seksuale me gruan e tij Eva Braun. Disa muaj më parë historiani gjerman Peter Flaisman  i cili kishte studiuar të dhënat mjekësore të Hitlerit zbuloi se ai vuante nga sindroma "cryptorchidism" në anën e djathtë që do të thotë nga mungesa e një testikule.

http://www.protothema.gr/world/article/555344/to-mikro-kai-paramorfomeno...

Comments

Submitted by HALLEMADHI (not verified) on

Tani qe po shikoj kete foto, menjehere mE vajti mendja tek aresyejapse Bujar Nishani, hoqi musteqet, mbasi duke verejtur me kujdes, do te pikasesh nje ngjashmeri natyrale teper te madhe, midis Presidentit tone kastravec i depiluar dhe Adolf Hitlerit me bibilush.
Te pakten, Hitleri beri emer, mbasi kishte karakter, por ky i yni, nuk do te mbahet mend as per nje gje, vetem per gafat, idiotesite, lapanjozin militant dhe legenin partiak.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.