Lajme

Eklipsi i parë nga avioni

Postuar në 10 Mars, 2016 23:41

Në 11 000 m lartësi, pasagjerët e linjës Alaska - Havai kanë shiuar spektaklin nga një pozicion vëzhgimi i veçantë:

"Çështja ime është ndryshe"

Postuar në 10 Mars, 2016 22:43

Ruçi pranon: Si do shkojmë në zgjedhje, nuk kemi as frymë, as organizim dhe as veprim politik (Video)

Postuar në 10 Mars, 2016 21:48

Në kontrast me çfarë pretendohet nga kryeministri apo ministra të qeverisë për një sukses të rrugës së qeverisë në raport me shqiptarët, kryetari i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi tha në asamblenë e kësaj partie se Partia Socialiste nuk ka asgjë në terezi për zgjedhjet e ardhshme, pasi nuk ka as frymë, as organizim dhe as veprim politik.

"Korifejtë" e debatit në Asamble/Dako: "Blushit i bënë pak në Elbasan". Majko: "Kemi patur debat përherë" dhe disa akrobaci nga Ditmir Bushati

Postuar në 10 Mars, 2016 20:31

Nga min 7.15:

Vëllazëria serbo-ruse, Putin: “Serbia po bën shumë për vlerat e Kristianizmit Lindor”

Postuar në 10 Mars, 2016 19:54

Rusia dhe Serbia kanë hedhur një hap simbolik në përforcimin e marrëdhënieve të veta, që po vendosen në mënyrë eksplicite edhe mbi baza të solidaritetit. Në një takim të presidentit serb Tomislav Nikoliç dhe atij rus, Vladimir Putin në Kremlin të martën, ky i fundit ka folur për rolin e Serbisë në mbrojtjen e vlerave të kristianizmit lindor. “Ju po bëni shumë për të mbrojtur dhe promovuar vlerat dhe traditat e kristianizmit lindor.

Siria, hidhet ideja e ndarjes

Postuar në 10 Mars, 2016 18:15

Njësoj si në rastin e Libisë, kur pas rënies së Moamer Gedaffit, nisi publikimi i hartave të ndarjes, edhe për Sirinë e përgjakur, ka ardhur koha e ideve të tilla. Në një opinion të publikuar në “Foreign Policy”, ish-komandanit suprem i NATO-s, gjenerali James Stavridis, propozon ndarjen, pasi siç e shohin të gjithë “asgjë nuk ka mbetur më nga Siria e dikurshme”. Të dhënat e luftës flasin qartë: 500 mijë të vdekur deri më tani që është 2.5% e popullsisë së para luftës. Afërsisht 50% e popullsisë është zhvendosur.

Fotolajm/Mbi etikën parlamentare

Postuar në 10 Mars, 2016 18:10

Fotoja ku duket deputeti Koço Kokëdhima duke bërë një gjest në drejtim të Sali Berishës, sot në Kuvend.

Pasuria e Bibliotekës së Cambridge ekspozohet në 600-vjetorin e universitetit

Postuar në 10 Mars, 2016 17:29

Universiteti Cambridge në Britaninë e Madhe shënon këtë viti 600 vjetorin e tij. Për të kujtuar këtë përvjetor, disa dorëshkrime, libra, vizatime dhe pasuri të tjera të Bibliotekës së tij, janë ekspozuar për publikun. Duhet thënë se pasuria është jo e vogëj, mjafton të përmendet Bibla e parë Guttenberg. Më poshtë disa nga materialet e ekspozuara siç raportohen nga “Al Jazeera”:

“Lëvizja për Demokraci”, në thelb çon drejt ndarjes së Partisë Socialiste

Postuar në 10 Mars, 2016 17:15

Lëvizja për Demokraci, nisma e zyrtarizuar dje në Asamblenë e Partisë Socialiste nga një grup përfaqësuesish të saj, përfshirë edhe deputetin Ben Blushi, ka publikuar platformën e vet. Dhe ajo që rezulton nga një lexim i shpejtë i pikave të platformës është se në finale, platforma është një autosugjerim për krijimin e një partie të re. Partia Socialiste e tanishme, ashtu siç është transformuar, e ka të pamundur të bëjë korigjimet që propozon Lëvizja për Demokraci.

9 xhami problematike sipas KMSH-së. Lista i dërgohet Prokurorisë dhe SHISH

Postuar në 10 Mars, 2016 15:58

Një listë me 9 xhami të përcaktuara nga Komuniteti Mysliman, zbulon problemet që hasen brenda këtij të fundit. Xhamitë në fjalë janë jashtë kontrollit të Komunitetit dhe ndodhen në Tiranë tek Unaza e Re dhe në Mëzez, në Cërrik, Pukë, Bulqizë dhe të Librazhd. Nuk jepen arsye zyrtare se përse këto xhami janë problematike, por nga përmbajtja e shkresës që publikohet nga “Vizion Plus”, rezulton se një arsye është mungesa e kontrollit dhe më tej, mungesa e informacionit se çfarë ndodh në këto objekete kulti.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme