Vëllazëria serbo-ruse, Putin: “Serbia po bën shumë për vlerat e Kristianizmit Lindor”

Postuar në 10 Mars, 2016 19:54

Rusia dhe Serbia kanë hedhur një hap simbolik në përforcimin e marrëdhënieve të veta, që po vendosen në mënyrë eksplicite edhe mbi baza të solidaritetit. Në një takim të presidentit serb Tomislav Nikoliç dhe atij rus, Vladimir Putin në Kremlin të martën, ky i fundit ka folur për rolin e Serbisë në mbrojtjen e vlerave të kristianizmit lindor. “Ju po bëni shumë për të mbrojtur dhe promovuar vlerat dhe traditat e kristianizmit lindor. Do të doja t’iu përgëzoja dhe falenderoj për përpjekjet tuaj në këtë çështje”, tha Putin, pasi Nikoliç u nderua me çmimin e Fondit Ndërkombëtar të Bashkimit të Kombeve Ortodokse. Nga ana e vet presidenti serb ka vlerësuar veton ruse në Kombet e Bashkuara për çështjen e Srebrenicës, duke bërë një analogji me hyrjen në Luftën e Parë Botërore, të Carit të Rusisë, “për të mbrojtur vëllezërit serbë”(http://www.b92.net/eng/news/politics.php?yyyy=2016&mm=03&dd=10&nav_id=97333).

Ky takim i vjen ndesh përpjekjes së forcave të caktuara në Serbi për anëtarësim në NATO dhe vendosjen si prioritare të marrëdhënieve me Perëndimin. 

Comments

Submitted by Ndoc Dudasi (not verified) on

Tradicionalisht, Serbia ka qene gjithmone e lidhur me Rusine, Francen, Angline dhe Greqine.
Ne kohet moderne, Josip Broz TITO, nje politikan per t'u admiruar e respektuar, nje diplomat i klasit te pare, ne kohen e luftes se ftohte, ruajti neutralitetin e ish Jugosllavise, as me NATO-n dhe as me TRAKTATIN E WARSHAVES, nderkohe, u merrte para, qe nuk u a kethente kurre, si lindjes ashtu edhe perendimit, si dhe njeriu qe POLITIKISHT krijoi BOTEN E TRETE. Keto gjera, pak a shume, permbajne orientimin edhe te Serbise se sotme.
Nje dore ne kusi, dhe doren tjeter ne sini.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.