Lajme

Zbulohen në Kinë - bimë dhe vertebrorë të paklasifikuar

Postuar në 10 Mars, 2016 14:57

Shkencëtarë francezë dhe kinezë kanë zbuluar një shepllë të rrallë në rajonin jugor të Kinës, Guangxi Zhuang. Shpella, ose gropa është 420 m e thellë bën pjesë në një nga gropat e zbuluara gjatë një eskpedite tetë ditore  që nisi më 26 shkurt në kontenë Donglan. Janë zbuluar edhe specie të shumta që jetojnë brenda tyre përfshirë edhe disa vertebrorë dhe bimë të paklasifikuara ende. Gropat në fjalë, janë formime gjeologjike që gjenden në rajonet karstike dhe të formuara nga shpellat e nëndheshme. Janë të zakonshme në Kinë, Meksikë dhe në Papua në Guinenë e Re.  

Pronat e komuniteteve fetare, 236 dosje ende pa u trajtuar

Postuar në 10 Mars, 2016 14:37

Për pronat e komuniteteve fetare dhe legalizimin e objekteve në tokat që u përkasin atyre, do të ngrihet një grupe i posaçëm pune. Janë 236 dosje që do të trajtohen nga ALUIZNI dhe Agjencia e Kompensimit të Pronave. “172 dosje janë nga Komuniteti Mysliman, të cilat me ligjin e ri do të kenë shqyrtim të menjëhershëm, 4 dosje janë të Komunitetit Katolik dhe 2 dosje të Komunitetit Bektashian. Ndërkohë, gjatë viteve janë marrë 276 vendime që njohin të drejtën e kompensimit”, shkruan “Gazeta Shqiptare”. Bie në sy mungesa e komunitetit ortodoks, që është ndër më të pasurit në prona.

Blushi kundër qeverisë edhe për emigrantët: Bëri tregëti politike me muxhahedinët

Postuar në 10 Mars, 2016 14:31

Deputeti Ben Blushi është deklaruar sot kundër mbylljes së kufijve për emigrantët, duke theksuar se nuk duhet ndjekur politikë diskriminuese. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Blushi tha se shqiptarët nuk janë racistë dhe as në këtë rast nuk duhet ta bëjnë, duke akuzuar qeverinë se bëri tregëti politike me muxhahedinët

Shëndetësia me zgjedhje, propozim i ri i PD

Postuar në 10 Mars, 2016 12:21

Partia Demokratike ka dalë me një propozim të ri për sistemin shëndetësor. Nga Durrësi, Departamenti i Shëndetësisë prezantoi platformën e PD në këtë sektor, ku u theksua vënia në qendër të sistemit shëndetësor të pacientit, parim që sipas demokratëve do të jetë motori lëvizës i reformës në shëndetësi.

Biznesi, 166 mln euro rivlerësime e gjoba në 2015

Postuar në 10 Mars, 2016 10:00

Arrin në 16.2 miliardë lekë (116) milionë euro shuma që biznesi ka ankimuar te Drejtoria e Apelimit Tatimor përgjatë vitit 2015, sipas të dhënave të brendshme të Tatimeve. Këto janë ankesa që kryesisht bizneset i kanë bërë sepse nuk kanë qenë dakord me vlerësimet tatimore pas kontrolleve, apo për gjoba të ndryshme.
Pjesa më e madhe e ankimimeve kanë qenë për taksat kombëtare, me rreth 6.8 miliardë lekë, të ndjekura nga TVSH, me 4.9 miliardë lekë, tatim fitimi me 1.6 miliardë lekë (shiko tabelën në fund për të dhënat e detajuara).

Dilema e fundit, tërheqja nga referendumi dhe shkuarja drejt mocionit të mosbesimit

Postuar në 10 Mars, 2016 09:50

Një ditë më parë nga podiumi i asamblesë së Partisë Socialiste, Edi Rama hodhi sfidën e referendumit për mandatin e kryetarit, por efekti që prodhoi ky propozim në ambjentin socialist duket se nuk la shije të mirë si te Rama ashtu edhe te mbështetësit e tij. Këtë lëvizje të Edi Ramës e stigmatizoi edhe Lulzim Basha që tha se me referendum popullor 99.9% zgjidhej vetëm Enver Hoxha. Kanë mbetur 10 ditë që Edi Rama të zgjidhë dilemën nëse do shkojë apo jo në referendumin që shpalli vetë.

Tsipras-Tusk, “duel” në rrjetet sociale për emigrantët

Postuar në 10 Mars, 2016 09:28

Çështja e refugjatëve ka shkaktuar një tensionim të ri në raportet e Athinës me Brukselin. Një mesazh i presidentit të Këshilit të BE, Donald Tusk, ka qenë shkëndija që ndezi këtë tensionim të ri.
“Flukset e parregullta të emigrantëve përgjatë itinerarit të Ballkanit Perëndimor ka marrë fund. Nuk është çështje e një akti të njëanshëm, por një vendim i përbashkët i 28 vendeve anëtare të BE”, shkruajti në twitter zoti Tusk.

Të lahesh një herë në javë nuk është edhe aq keq. Ose kështu po thonë...

Postuar në 10 Mars, 2016 03:34

Të lahesh një herë në javë është ekonomike dhe aspak johigjenike. Zakoni i njohur i shqiptarëve  që dolën në demokraci në vitin 1990, duket se ka fituar mbështetës në kohën tonë, kur flitet për kosto, ndotje, ngrohje globale, shpërdorim burimesh etj.. Ka që bëjnë thirrje për rikthimin e këtij zakoni, që në vitet ’60 ka qenë i përgjithshëm në Europë. Të paktën kështu shkruan Donnachadh Mçarthy në një opinion në britaniken “The Guardian”, i cili teksa kujton kohët e “larjes një herë në javë”, shton se “nuk mbaj mend që ndonjë erë e tmerrshme trupi” si pasojë e këtij zakoni.

Ilustrimi i vdekjes së Diellit

Postuar në 09 Mars, 2016 23:47

Agjencia Europiane e Hapësirës ka publikuar disa foto të marra nga teleskopi Hubble që paraqesin vdekjen e një ylli që ka afërsisht masën e Diellit tonë. Është një dëshmi se çfarë do të ndodhë me yllin e vetëm të sistemit tonë pas afërishst 5 miliardë vjetësh, koha që llogaritet si fundi i shkëlqimit dhe çlirimit të nxehtësisë prej tij.  Një bërthamë që vijon të digjet për të përfunduar në xhuxh të bardhë, ky është fati i Diellit sipas shkencëtarëve. Konsumi energjetik çon në pulsim të parregullt.

Ky është restaurim?

Postuar në 09 Mars, 2016 23:34

Restaurimi i një fortese në Spanjë ka provokuar reagime të mëdha. Fortesa e Matrerës në Andaluzi është dëshmi e përballjes mes maorëve dhe kristianëve, por u dëmtua shumë nga shirat vitin e kaluar. Ndërhyrja restauruese duket të ketë rezultuar në ndërhyrje transformuese, pasi pak ka mbetur nga ajo që ishte dikur. Përdorimi i materialeve të reja, të ndryshme nga ato origjinale ka nxjerrë një ndërtesë që ngjan si katalog me gazeta të vjetra dhe të reja.  

 

Pages

Subscribe to RSS - Lajme