Lajme

Numrat e thjeshtë(prim) nuk janë rastësorë

Postuar në 16 Mars, 2016 03:45

Dy matematikanë të Universitetit të Stanford në SHBA kanë zbuluar se numrat prim – të thjeshtë - nuk janë rastësorë. Në një punim të publikuar në “arXiv”, Robert Lemke Oliver dhe Kannan Soundararajan thonë se shifrat e fundit të numrave prim nuk janë rastësorë. P.sh në verifikimin e numrave të parë të shkallës së milionave, u vu re se numrat prim që mbaronin me “1” ndiqeshin nga një numër prim që mbaronte po me “1” në 18.5% të rasteve. Primët që mbaronin me “3” apo “7” ndiqeshin nga “1” 30% të rasteve dhe primët që mbarojnë me “9” ndiqen nga “1” në 22% të rasteve.

Edhe njëherë siç ishte: rikthehet mesatarja për shkollën e lartë

Postuar në 15 Mars, 2016 21:38

Reforma në Arsimin e Lartë ka ricikluar një kriter të prekshëm për të gjithë: mesataren e shkollës së mesme. Ky është një kusht që ka ekzistuar dikur dhe është menduar të rivendoset. Në universitetin e Mjekësisë maturantët do të pranohen vetëm nëse kanë mesatare të shkollës së mesme mbi 8.5, kurse Politeknkiku mban kufirin e notës 6. Po sa efektive është kjo përzgjedhje e mesatares si kriter, kur në shkollat e mesme nuk ka besueshmëri për vlerësimin? “Me vendosjen e notes mesatare, shkollat e larta i druhen serish cilësisë se studenteve.

Të gjithë e dinin për fabrikën e Gërdecit. Procesverbali i mbledhjes së qeverisë më 2007, zbulon se Berisha kishte dijeni të plotë

Postuar në 15 Mars, 2016 18:27

Gazeta “Tema” publikon sot faksimile të mbledhjes së qeverisë të datës 17 shkurt 2007, ku përcillet diskutimi për miratimin e një VKM-je për kontratën e demontimit të muncioneve në Gërdec. Në procesverbal bie në sy kundërshtimi i ish-ministrit të Financave Ridvan Bode, qëndrimi kërkues pro kontratës i ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu dhe qëndrimi i kujdesshëm i ish-kryeministrit Sali Berisha. Bode ka kërkuar tender dhe jo lidhje direkte të kontratës, ish-ministri i Drejtësisë Ilir Rusmali, që kundërshton disa praktika që synohen të vihen në punë nga Berisha.

Të shumtë kundër Kokëdhimës...

Postuar në 15 Mars, 2016 17:11

Mediat raportojnë sot se në mbledhjen e Grupit Parlamentar është diskutuar edhe dërgimi në Gjykatën Kushtetuese të çështjes së mandatit të deputetit, të Koço Kokëdhimës. Sipas raportimeve të ndryshme, ky i fundit ka shprehur pakënaqësinë që kolegët e tij miratuan dërgimin në Gjykatë të vlerësimit të konfliktit të interesit të tij në raport me mandatin.

Reforma perëndoi. Në lojë hyjnë “tribunët” e qeverisë

Postuar në 15 Mars, 2016 16:06

Duket se reforma në drejtësi ka dështuar në përmbushjen e objektivave që politika i vuri vetes përmes saj. Rruga e vetme që ka mbetur është kompromis, fshehur pas konsensusit dhe dialogut. Shenjat për këtë janë të qarta: debati për Byronë Kombëtare të Hetimit ka marrë tjetër drejtim. Nëse deri më dje, kryeministri dhe qeveritarët që i shkojnë nga pas, bënin autikun duke thënë se “kjo është reformë ekspertësh”, sot është Ilir Meta me Sali Berishën që po flasin.

Busti i Papa Françeskut – të premten u miratua në Këshillin Bashkiak sot u vendos. Presidenti falënderon Papën për shenjtërimin e Nënë Terezës!!!

Postuar në 15 Mars, 2016 15:40

Në 4 shtator të këtij viti njoftohet se Nënë Tereza do të shpallet shenjtore. Dhe politika shqiptare ka vendosur të jetë mirënjohëse për Shenjtërimin, duke përuruar një bust për Papa Françeskun në Tiranë. Ja sa çfarë tha Presidenti Nishani në fjalën e tij: “Dekreti i shpalljes Shenjtore të Nënë Terezës, që pritet të firmoset nga Ati i Shenjtë, e shndërron këtë moment në një nga ditët më të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar.

Egërsohet Manjani

Postuar në 15 Mars, 2016 13:22

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani është treguar i ashpër me gjyqtarët, duke i cilësuar ata pjesë e mashtrimit dhe përgjegjës për situatën në të cilën ndodhet sistemi i drejtësisë në vend. Manjani ka shfrytëzuar prezencën e tij në takimin e zhvilluar për ndërgjegjësimin e dënimeve alternative nga shërbimi i provës dhe prezenca e OSBE-së në qytetin e Durrësit.

Të pathënat e Gërdecit

Postuar në 15 Mars, 2016 11:33

Gazetarin amerikan, Guy Lawson që ka shkruar librin “Armët dhe Çunat” i botuar edhe në Shqipëri ka dhënë një intervistë për portalin Dritare.net, ku ka folur për implikimin e Fatmir Mediut, Shkelzen Berishës dhe ish- ambasadorit Withers në tregtinë e armeve, tragjedinë e Gërdecit, aksidentin e Kosta Trebickës dhe qëndrimin e Edi Ramës

Tatimet pranojnë abuzimin me profesionet e lira për vendosjen e kasave

Postuar në 15 Mars, 2016 10:51

Nga shtatori, kur filloi aksioni anti informalitet, profesionet e lira u gjendën nën presionin e tatimorëve për t’u pajisur me kasa fiskale, pavarësisht faktit nëse ato bënin pagesa cash apo jo.

Athina përgënjeshton La Repubblica-n: “Nuk i shtyjmë refugjatët drejt Italisë”

Postuar në 15 Mars, 2016 10:40

Qeveria greke ka përgënjeshtruar se po i nxit refugjatët që t’u drejtohen vendeve të tjera që i kanë të mbyllur kufijtë e tyre. Autoritetet greke as i drejtojnë, as i lehtësojnë refugjatët që të kalojnë kufij të mbyllur. Por përkundrazi, punojnë për t’i penguar, në kuadër të detyrave të tyre”, deklaroi të martën zëdhënësi i komitetit qeveritar të menaxhimit të krizës së refugjatëve, Jorgos Kiritsis.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme