Të shumtë kundër Kokëdhimës...
Mediat raportojnë sot se në mbledhjen e Grupit Parlamentar është diskutuar edhe dërgimi në Gjykatën Kushtetuese të çështjes së mandatit të deputetit, të Koço Kokëdhimës. Sipas raportimeve të ndryshme, ky i fundit ka shprehur pakënaqësinë që kolegët e tij miratuan dërgimin në Gjykatë të vlerësimit të konfliktit të interesit të tij në raport me mandatin. Mirëpo siç u shpreh vetë pas mbledhjes, sqarimi që i është dhënë Kokëdhimës, duket se është adoptuar prej vetë tij si qëndrim zyrtar para medias: “Kryetari i grupit më shpjegoi që kjo është një çështje që hyn automatikisht në seancë, ndaj nuk ka qenë e mundur që të bëheshin sqarime për këtë çështje më përpara”. Ky është rasti i parë kur Kokëdhima ndjehet i cenuar nga një vendimmarrje politike e PS-së, duke sinjalizuar se pakënaqësia ndaj tij ka bërë punën e vet.
Add new comment