Edhe njëherë siç ishte: rikthehet mesatarja për shkollën e lartë
Reforma në Arsimin e Lartë ka ricikluar një kriter të prekshëm për të gjithë: mesataren e shkollës së mesme. Ky është një kusht që ka ekzistuar dikur dhe është menduar të rivendoset. Në universitetin e Mjekësisë maturantët do të pranohen vetëm nëse kanë mesatare të shkollës së mesme mbi 8.5, kurse Politeknkiku mban kufirin e notës 6. Po sa efektive është kjo përzgjedhje e mesatares si kriter, kur në shkollat e mesme nuk ka besueshmëri për vlerësimin? “Me vendosjen e notes mesatare, shkollat e larta i druhen serish cilësisë se studenteve. Ky kriter do te penalizoje maturantet me te mire, veçanërisht ata te gjimnazeve te Tiranës dhe do favorizoje nxënësit e rretheve qe sipas rektoreve, përvoja ka treguar se nuk kane te njëjtin nivel, pavarësisht 10-ve te përbashkëta”, raporton Vizion Plus. Pra 10-ta me mik do të lehtësojnë rrugën aty ku mendohet ta vështirësojnë, ndonëse kriteri i mesatares është shumë arbitrar dhe përjashton të drejtën e barabartë në nisjen e shkollës së lartë. Më e udhës do të ishte që secili prej maturantëve të dinte mirë nivelin e shkollës ku po shkon, në mënyrë që të mos tentojë të hyjë aty ku nuk e përballon dot. Kjo vlen edhe për Mjekësinë, e cila në Shqipëri, me nivelin e mësimdhënies dhe vlerësimit p, nuk i shpëton dot përkufizimit të njohur: “Në shkollë mjafton të hysh se e mbaron”.
Comments
Keshtu eshte kur nuk ke asnje
Keshtu eshte kur nuk ke asnje ide, njohje, pregatitje, dhe plan realisht reformues; kur reformat i ben si te te vije momenti, c'te del perpara, dhe sot per sot; Rama-Nikolla dyshja genjeshtare dhe shkaterruese e atsimit te larte!!!
Gjeja me e mire qe po behet.
Gjeja me e mire qe po behet. Ishin bere studentet si garuzhde me groshe qorre, neper tenxhere universitetesh, si kuti parashe, qe vendosen neper vendet e shenjta.
Do te shtoja qe, ne asnje vend te botes, nuk shkojne te gjithe ne universitet.
Maksimumi, 10 deri 15 %, kalojne ne universitete, ne baze te notave te shkolles se mesme, duke qene mesatarja e profilit mbi 8,5 .
U krijua bindja se te gjithe ne universitet, me leter buzesh per diplome, qe edhe dreqit nuk i hyn ne pune, mbasi niveli i studentit, nuk eshte as per portier thertoreje
Add new comment