Lajme
Gol 34 miliardë euro Francës në Australi
Ajo që ka ndodhur së fundmi mes Francës nga njëra anë dhe ShBA, Britani e Madhe, Australi nga ana tjetër është dëshmia më e fundit se Perëndimi tashmë është rikthyer në parimet e Realpolitikës dhe ekuilibrit të forcës të cilin e sfidoi prej gati 50 vjetësh me parimet e liberalizmit dhe të drejtave.
Balona e vëmendjes është armiku i ri, Kina, por në fakt irritimi i Francës nuk është me natyrë gjeopolitike, por strikt monetare, ose deri diku edhe ekonomike. Por edhe politike, sepse kësaj radhe ia kanë kaluar shumë në cinizëm, fushë e preferuar e saj.
Merkel nuk e zgjidhi dot lëmshin ballkanik
Një vizitë e presidentit malazez Milo Gjukanoviç në Kroaci dhe takimi i tij me homologun kroat, Zoran Milanoviç është interpretuar në Serbi si shenjë e rritjes së antiserbizmit në rajon. Media B92, citon diplomatin serb, Zoran Milivojeviç sipas të cilit deklarimet e dy presidentëve lidhen me pozitën e tyre të dobët brenda vendeve respektive.
Ikona gjeorgjiane e shahut padit Netflix
Ikona gjeorgjiane e shahut Nona Gaprindashvili ka paditur për shpifje platformën Netflix. Gaprindashvili thotë se është portretizuar në mënyrën e gabuar në serialin e suksesshëm “The Queen's Gambit”.
Rasti i referohet një sekuence në episodin përfundimtar të dramës, ku thuhet se Gaprindashvili, aktualisht 80 vjeçe, nuk kishte bërë kurrë një garë shahu me burra.
Dokumenti thotë se deri në vitin 1968, viti në të cilin është vendosur episodi, ajo ishte përballur me të paktën 59 lojtarë meshkuj.
Pfizer tërheq nga tregu barnat kundër duhanit: Prani e lartë agjentësh kancerogjenë
Kompania e njohur farmaceutike Pfizer ka njoftuar tërheqjen nga tregu të të gjitha njësive të trajtimit kundër pirjes së duhanit për shkak të pranisë së lartë të agjentëve kancerogjenë.
Video/Oligarkia nuk qenka spekulim mediatik. Ish-zv.kryeministri denoncon klientët e pushtetit
Ish-zv.kryeministri Erion Braçe ka dalë në foltoren e Kuvendit të Shqipërisë për të denoncuar oligarkinë. Sesi kompani kryesore në vend shmangin detyrimet. Oligarkia pra qenka diçka e vërtetë, në formën e vet shqiptare dhe nuk na qenka një shpikje mediatike.
Zotëria është firmëtar i një sërë vendimesh të Këshillit të Ministrave, por vetëm tani, pasi e larguan nga qeveria kujtohet të bëjë oponencë. Sërish pa emra konkretë.
PD-ja nuk po na thotë pse SHBA e larguan Berishën
Partia Demokratike e Lulzim Bashës po shfaqet përditë e më shumë në pozitën e dikujt që po do të marrë një notë kaluese dhe për këtë mund të thotë çdo gjë.
Për përjashtimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar, PD-ja ka vetëm një tezë: e kërkoi Amerika. Philip Reeker i paska shkuar në zyrë Lulzim Bashës dhe i ka vënë ultimatum. Kaq mjafton që PD-ja të marrë ujin e bekuar të Amerikës e me të të lajë fytyrën, duart, krahë e mullaqe për të mbrojtur atë që nuk mbrohet.
Ishujt Faroe, 1400 delfinë të vrarë brenda një dite
Një numër rekord delfinësh janë kapur dhe përdorur për ushqim në Ishujt Faroe, gjë që ka çuar në reagimin e aktivistëve të të drejtave të kafshëve. Rreth 1400 delfinë u vranë brenda ditës në fiordin më të madh në territorin e Atlantikut të Veriut të dielën. Ajo që ndodhi në ujërat e cekëta të plazhit Skalabotnur në Eysturoy u cilësua masakër nga shoqatat vendase, raporton BBC.
Merkel erdhi dhe iku, por në Tiranë nuk ndryshoi gjë
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka përmbyllur një viztë në Tiranë ku është takuar me përfaqësues të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, pasi kaloi një ditë në Beograd. Siç dihet zonja Merkel përfaqëson një histori suksesi personal, një mentalitet qeverisjeje dhe menaxhimi të hapave të sigurt dhe një konsistencë gati ideologjike te liberalizimi dhe bindja për të drejtat e njeriut. Vizita patjetër që është shumë e rëndësishme, pavarësisht se Merkel mbyll karrierën, edhe pse ajo lë një trashëgimi që prek rajonin tonë siç është Procesi i Berlinit.
Federata Europiane e Gazetarëve: Turp për kryeministrin shqiptar Edi Rama!
Federata Europiane e Gazetarëve ka publikuar sot një deklaratë përmes së cilës dënojnë sjelljen e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama që refuzoi pyetjet e gazetarëve nga Kosova gjatë konferencës me Angela Merkel.
Turp për kryeministrin shqiptar Edi Rama që me qëllim injoroi pyetjet e gazetarëve kosovarë. Federata dënon këtë segregim fyes
është shprehur në tuitter, sekretari i Përgjithshëm i organizatës, Ricardo Gutiérrez.
Assad shfaqet në Moskë për herë të parë që nga viti 2018
Moska mbetet streha më e sigurtë për presidentin sirian Bashar al-Assad pas thuajse 10 vjet lufte civile në Siri. Ai është shfaqur dje në Kremlin, në krah të patronazhistit të tij, presidentit rus, Vladidmir Putin, në një takim të parë mes tyre që nga viti 2018. Putin ka shfrytëzuar momentin për të përcjellë mesazhin e qartë ndaj SHBA dhe Turqisë se forcat e huaja pa mandatin e OKB-së në Siri, janë aktualisht problemi kryesor për këtë vend.