Federata Europiane e Gazetarëve: Turp për kryeministrin shqiptar Edi Rama!
Federata Europiane e Gazetarëve ka publikuar sot një deklaratë përmes së cilës dënojnë sjelljen e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama që refuzoi pyetjet e gazetarëve nga Kosova gjatë konferencës me Angela Merkel.
Turp për kryeministrin shqiptar Edi Rama që me qëllim injoroi pyetjet e gazetarëve kosovarë. Federata dënon këtë segregim fyes
është shprehur në tuitter, sekretari i Përgjithshëm i organizatës, Ricardo Gutiérrez.
Në konferencën për shtyp, gazetarë të gjashtë mediave nga Kosova pritën për 40 minuta për të bërë një pyetje. Sipas raportimeve mediatike, gazetarët ishin akredituar më parë ndaj edhe sjellja e z. Rama është tërëisht e pakuptimtë.
Add new comment