Lajme
Metaverse, Facebook njofton punësimin e 10 000 njerëzve të specializuar në BE
Facebook ka njoftuar sot se do të punësojë 10 000 njerëz në hapësirën e Bashkimit Europian për ndërtimin e Metaverse, një version i realitetit virtual të internetit.
Metaverse ka potencialin të ndihmojë në aksesin në mundësi të reja, krijuese, sociale dhe ekonomike. Dhe europianët do t’i japin atij formë që nga fillimi. Sot ne njëftojmë një plan për krijimin e 10 000 vendeve të reja të punës në pesë vitet e ardhshme
Ndërron jetë Colin Powell
Ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare Colin Powell, ish-sekretari amerikan i Shtetit, i pari në këtë detyrë nga komuniteti afro-amerikan. Shkaku i vdekjes është zyrtarizuar se kanë qenë ndërlikimet nga CoVid-19.
Powell ishte një gjeneral me katër yje dhe ka mbajtur edhe detyrën e Shefit të Shtabeve të Bashkuara të SHBA dhe ka shërbyer nën katër presidentë. Pika më e ulët e karrierës së tij ishte fjalimi i vitit 2003 në OKB, gjatë të cilit Powell foli për ekzistencën e armëve të shkatërrimit në masë që u provua se ishte një pretendim i rremë.
Bullgaria me propozim të ri për Maqedoninë e Veriut
Kryenegociatori i Shqipërisë me Bashkimin Europian, Zef Mazi, ka deklaruar në një intervistë për MCN Tv se Bullgaria ka bërë një propozim të ri për Maqedoninë e Veriut i cili po diskutohet. Kujtojmë se vetoja bullgare lidhet me identitetin dhe gjuhën dhe ajo u bë shkak që Shqipëria dhe MV-ja të mos marrin hapjen e negociatave teknike me BE-në.
Mazi nuk ka zbuluar përmbajtjen e propozimit, por në thelb, deklarata njofton se ka përpjekje për te ecur përpara.
Edi, si Haber i mirë për Shqipërinë
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për revistën franceze “Beaux - Arts” përmes së cilës flet për karrierën e vet si artist dhe politikan. Agjencia Telegrafike Shqiptare ka përkthyer intervistën e cila vjen me një hyrje panegjirike për z. Rama që i duket gazetarit francez “një kolos i ëmbël, një krijesë poetike, një politikan artist!” për të vijuar me një rrëfim.
Dendias: Marrëveshja SHBA-Greqi do qartësojë Turqinë për fuqinë e vet
Marrëveshja e re, apo më saktë zgjatja e një marrëveshjeje ekzistuese, mes Greqisë dhe SHBA, pritet të shtojë sigurinë e vendit tonë fqinj dhe për pasojë vetëbesimin e saj në aspektin diplomatik. Marrëveshja është propaganduar shumë nga mediat greke, por edhe institucionet dhe ajo parashikon shtim të praninë ushtarake amerikane në Greqi. Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ka specifikuar se përforcimi ushtarak do të përmbushet në një rajon që ka rëndësi të veçantë për sigurinë e Greqisë.
Imunoterapia dhe Car-T, shpresë se kancerit i jepet fund brenda 10 vjetëve
Avvenire publikon së fundmi një intervistë të shkurtër me onkohematolgun e njohur Fabio Ciceri që ka shkruar një libër me titull kumbues: “Si do ta mposhtim kancerin, Sfidat e imunoterapisë dhe Car-T”.
Haradinaj: UNMIK-ut t'i ndërpritet mandati
Is-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që misionit ndërkombëtar të OKB-së në vend. UNMIK, t’i ndërpritet mandate.
Vazhdimi i misionit të UNMIK është vazhdim i konfuzionit për të gjithë. Ndërprerja e mandatit të këtij misioni është i nevojshëm dhe krijon qartësi institucionale
shkruan ai në Facebook.
Mosmarrëveshjet për detin, refuzohet njohja e një vendimi të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë
Kenia dhe Somalia janë duke provokuar një precedent me pasoja lidhur me zbatimin e vendimeve të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për çështjet e kufirit.
Polonia: Imigrantëve nuk i njihet e drejta për azil. Ndërtim muri me Bjellorusinë
Parlamenti i Polonisë ka miratur së fundmi disa amendamente që i japin të drejtë autoriteteve të kthejnë azilkërkuesit pa shqyrtuar kërkesat e tyre. Sipas këtij vendimi një person që kapet në kufi në mënyrë të paligjshme mund të urdhërohet të lërë territorin e Polonisë nga një përfaqësues lokal i kufirit.
Personit i njihet e drejta për të apeluar te komandanti përkatës por pa penguar zbatimin e urdhërit të mëparshëm.
Mashtrime me sistemin e kontrollit të Boeing 737
Një gjykatë federale në Teksas të SHBA ka gjetur se Boeing 737 Max është prodhuar me probleme të sigurisë të cilat janë përpjekur të mbulohen përmes mashtrimit. Nën akuzë është vënë ish-shefi teknik i kompanisë, 49 vjeçari Mark Forkner që thuhet se ka mashtruar autoritetet duke ofruar materiale false, të pasakta dhe të paplota për sistemin e kontrollit të fluturimit të avionit.