Lajme
Sulm i kombinuar ndaj Zuckerberg - media amerikane flet për Facebook Papers
Facebook ia ka dalë që të prodhojë armiq ndoshta më shumë se çdo kompani tjetër në SHBA të paktën. Së fundmi, një konsorcium prej 17 organizatash mediatike amerikane kanë nisur publikimin e atyre që po quhen si “Facebook Papers” e që konsistojnë në dokumente të brendshme të kompanisë së themeluar dhe drejtuar nga Mark Zuckerberg.
Mediat: BE hap misionin e vet diplomatik në Kabul
Talebanët duket se e kanë fituar betejën e legjitimimit ndërkombëtar. "Financial Times" raporton se Bashkimi Europian do të hapë në muajin nëntor një mision të vetin përfaqësimi në Kabul. Misioni nuk do të konsistojë në një ambasadë pasi BE nuk e njeh qeverinë e talebanëve.
Vendimi vjen pasi Perëndimi duket se ka humbur kontaktin me terrenin në një vend që pasi dëboi forcat e NATO-s dhe ato amerikane, ka marrëdhënie në nivel të lartë diplomatic me vende të tjera rivale si Kina, Turqia dhe Rusia.
Franca një hap para Shqipërisë. Lëshon satelit komunikimi për forcat e armatosura
Franca ka lëshuar së fundmi një satelit komunikimi që cilësohet si fjalë e fundit e teknologjisë. Sipas mediave franceze, sateliti në fjalë u lejon forcave të armatosura të komunikojnë nga çdo pozicion dhe në mënyrë të sigurtë.
"Syracuse 4A" u ngrit nga Guajana Franceze të shtunën dhe ai është në gjendje të mbrohet nga një sulme nga toka dhe hapësira, por edhe impulseve elektro-magnetike si pasoja e shpërthimeve bërthamore.
Koha të injorohen përrallat e kronikanëve të krimit shqiptar
Revista gjermane “Spiegel” shkruan së fundmi për situatën e krimit në Hollandë, një vend të cilin e cilëson “Narko-Shtet”. Shkrimi referon burime zyrtare dhe studime kriminologësh dhe që andej rezulton se Hollanda është ndër vendet kryesore të trafikut të drogës, sintetike, por edhe kokainës.
Shkrimtari i Stambollit(video)
Një rrëfim që nis nga Stambolli. Një qytet, kryeqytet, simbol, një vegim i vjetër i historisë që e zë me peshën e vet edhe emrin Turqi.
Kështu identifikohej dikur edhe Orhan Pamuk, “Shkrimtari i Stambollit”, jo shkrimtri turk. I cili përmes një interviste dhënë për MCN Tv ka përcjellë mendime për tema të pakohshme si historia, letërsia, identiteti, sëmundjet, urbanizimi, por edhe për tema të lindura rishtas si mësimi online.
Turqia: Marrëveshjet e Greqisë dëmtojnë NATO-n
Turqia ka reaguar zyrtarisht ndaj lëvizjeve diplomatiko-ushtarake të Greqisë duke cilësuar përmes ministrit të Mbrojtjes, Hulusi Akar se aleancat përtej NATO-s dëmtojnë këtë të fundit.
Duke qenë se ne jemi në NATO, çdokush duhet të dijë se aleancat jashtë saj, do të dëmtojnë vetë NATO-n dhe marrëdhëniet tona dypalëshe si dhe do të trondisin besimin
tha Akar.
Plehrat si kauzë e re shtetbërjeje
Ka tetë vjet në karrigen e kryeministrit. Ka 8 vjet që reformon administratën, bën reforma për energjinë, po bën shtet dhe hap vende pune, po ndryshon Shqipërinë në peiazhin urban.
E megjithatë korrupsioni në administratë është në nivele të tilla që kërkon riorganizim me koordinatorë kundër korrupsionit, energjia po na duket mall luksi si në Liban, për punësimin mbetemi eksportues krahu pune dhe për peizazhin urban ne sot marrim vesh se Shqipëria është një pocaqi me plehra.
Nafta është përherë në zona të diskutueshme. Probleme me kufirin detar edhe mes Libanit dhe Izraelit
Irani duket se ka marrë një dorë në Mesdhe përmes Hezbollahut në Liban. Kreu i këtij të fundit, Hasan Nasrallah ka bërë thirrje që Izraeli të mos nisë kërkimet për naftë dhe gaz në zonën detare që është në diskutim mes të dy vendeve.
Nëse armiku mendon se mund të veprojë siç i pëlqen përpara se të arrihet një zgjidhje për këtë çështje, atëherë e kanë gabim
Po QSUT-së pse nuk i ka dalë pronari?
Sot në mëngjes në media qarkulloi një deklaratë e ministres së Kulturës, Elva Margariti e cila në rolin e ngushëlluesit zyrtar shprehej se Cirkut të Tiranës i doli pronari. Në krah të artistëve, ministrja ka siguruar se qeveria do të bëjë gjithçka për të krijuar hapësirën e duhur për Cirkun. Mesazhi është i thjeshtë: cirku ikën nga ishte, e degdiset gjetkë.
Nuk ka kompromis për Tajvanin!
Kina dhe SHBA kanë militarizuar komunikimin e tyre publik rreth ishullit të Tajvanit. Presidenti amerikan, Joe Biden, ka deklaruar se SHBA do të mbrojë ishullin nëse ai sulmohet nga Pekini dhe kjo deklaratë është komentuar nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Wang Wenbin sipas të cilit qëndrime të tilla nga SHBA nuk lënë vend për manvorim.