Plehrat si kauzë e re shtetbërjeje

Postuar në 22 Tetor, 2021 22:02

Ka tetë vjet në karrigen e kryeministrit. Ka 8 vjet që reformon administratën, bën reforma për energjinë, po bën shtet dhe hap vende pune, po ndryshon Shqipërinë në peiazhin urban.

E megjithatë korrupsioni në administratë është në nivele të tilla që kërkon riorganizim me koordinatorë kundër korrupsionit, energjia po na duket mall luksi si në Liban, për punësimin mbetemi eksportues krahu pune dhe për peizazhin urban ne sot marrim vesh se Shqipëria është një pocaqi me plehra.

Premtimet i bën i njëjti, njeri: Edi Rama. Akuzat, sërish i njëjti, që sot me të rikthyerën që stonon edhe me hijen e vet, Mirela Kumbaro, kërcënoi kryebashkiakët - të gjithë socialistë dok - me burg. Me padi penale se nuk po menaxhojnë si duhet mbetjet. Ky njeri imponoi dhe marketoi si të suksesshme një reform territoriale dhe administrative. Sot i kanë mbetur kazanët në derë si kauzë e shtetformimit.

Votojeni këtë njeri. Votojeni pa u lodhur, duke mbetur pa bukë, pa ujë, pa punë. Se plehrat me thënë të drejtat i krijojmë vetë. Vetëm mos na thoni se bëri diçka. Llozhra gjeti e llozhra po lë!

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.