Koha të injorohen përrallat e kronikanëve të krimit shqiptar
Revista gjermane “Spiegel” shkruan së fundmi për situatën e krimit në Hollandë, një vend të cilin e cilëson “Narko-Shtet”. Shkrimi referon burime zyrtare dhe studime kriminologësh dhe që andej rezulton se Hollanda është ndër vendet kryesore të trafikut të drogës, sintetike, por edhe kokainës.
Është një vend që sipas këtij raportimi janë vrarë me porosi 180 njerëz në 5 vjet, një vrasje kushton 50 mijë euro dhe qarkullimi vjetor i drogës është 18 miliardë euro. Në krye të listës së grupeve që kryejnë këtë trafik janë marokenët, një prej tyre madje është personi kryesor në kërkim në Hollandë.
Shkrimi shtjellon gjatë situatën, raportet mes grupeve, deri edhe vrasjen e gazetarit de Vries, mentalitetin holandez dhe politikat e buta ndaj drogës.
Ajo që bie në sy për ne këtej Adriatikut është fakti se në këtë raportim mungojnë shqiptarët. Të cilët shfaqen në çdo raportim mediatik për drogën dhe vrasjet, cilësohen ethshëm nga mediat shqip si koka e trafikut dhe të lidhur e stërlidhur me lloj lloj kartelesh dhe se për këtë shkak madje Holanda na refuzon hapjen e negociatave.
E vërteta e trafikut dhe kontrollit të drogës në Holandë është e ndërlikuar dhe ky ndërlikim lidhet jo me aftësi specifike të marokenëve, por rrethanave të tregut. Përndryshe, kur vjen puna te trajtimi i kriminalitetit shqiptar dhe përfshirjes së shqiptarëve në trafiqe, media jonë dhe gazetarët që kanë vënë status dhe mbahen me llogje të tilla, e paraqesin situatën nën tablo heroizmi dhe konspiracioni. Flasin e flasin pafund, komentojnë emra pas vdekjes, paralajmërojnë vrasje dhe vënë tituj bombastikë: mafia shqiptare…po bën namin.
Duke bërë një dëm të dyfishtë: së pari duke krijuar një model gazetarie llumi dhe për llumin dhe së dyti duke nxitur krijimin e modeleve referuese në shoqëri. Ndaj është e udhës që harbutët e kronikës së zezë, me shqipen për faqe të zezë të injorohen kur tregojnë e tregojnë pa ndalim filmin e tyre të preferuar me të cilin gjallojnë prej vitesh.
s.zaimi
Comments
Po na cudit. Si guxove te
Po na cudit. Si guxove te heqesh Ramen si kryetrafikant. I Vetmi shtet qe nuk deshi te hapeshin negociatat para nje viti ishte Hollanda dhe ti e brohorite. Cfare ka ndryshuar.
Kam dale ne shitje. Mbase ben
Kam dale ne shitje. Mbase ben ndonje oferte ai. Ku i dihet, qelepir e kemi. Megjithate shkrimi merret me trajtimin e krimit shqiptar ne mediat e huaja dhe shqiptare, jo me kriminalitetin dhe korrupsionin ketu.
Add new comment