Bullgaria me propozim të ri për Maqedoninë e Veriut
Kryenegociatori i Shqipërisë me Bashkimin Europian, Zef Mazi, ka deklaruar në një intervistë për MCN Tv se Bullgaria ka bërë një propozim të ri për Maqedoninë e Veriut i cili po diskutohet. Kujtojmë se vetoja bullgare lidhet me identitetin dhe gjuhën dhe ajo u bë shkak që Shqipëria dhe MV-ja të mos marrin hapjen e negociatave teknike me BE-në.
Mazi nuk ka zbuluar përmbajtjen e propozimit, por në thelb, deklarata njofton se ka përpjekje për te ecur përpara.
Në lidhje me problemin e krijuar ndaj Shqipërisë me lirinë e medias dhe paketën antishpifje, Mazi ka deklaruar se “liria e medias në Shqipëri të bën me dhimbje koke”. Shumësia e tyre dhe ajo që përcjellin përbën dëshmi të lirisë, e cila sipas Mazit është shndërruar në variabël të optikës së njërit apo tjetrit shtet anëtar.
Add new comment