Kulturë

“Gazetaria në duart e duhura mund ta bëjë botën më të mirë”

Postuar në 05 Shkurt, 2016 17:52

Fotoreporteri  Yannis Behrakis, që ka punuar për “Reuters” dhe “The Guardian”, e që sivjet ka marrë çmimin e fotoreporterit të vitit në gazetën britanike, jep një intervistë të shkurtër për “Greek Neës Agenda”, ku shpjegon disa aspekte të profesionit të tij.

Jeni fotoreporter prej 25 vjetësh. Si e nisët?

Qytetarë në mësymje

Postuar në 03 Shkurt, 2016 01:09
Këto ditë lexova librin me kujtime “Guri i fundit i dominos[ë]”, nga Ilir Demalia (Botimet Barleti, 2015), ku rrëfehen – nga këndvështrimi i një pjesëmarrësi aktiv dhe ndonjëherë protagonisti – ngjarjet e turbullta në gjysmën e parë të 1990-ës, të cilat u mbyllën pastaj me krizën e ashtuquajtur “të ambasadave”, në qershor-korrik të atij viti.

Shoqëria jonë nuk është në gjendje të rishikojë të kaluarën

Postuar në 02 Shkurt, 2016 14:18

Intervistë e shkrimtarit Agim Isaku për gazetën "Shqip":

-Le ta nisim bisedën nga koha kur nga një nxënës në gjimnazin e Devollit, mbushët një zarf me poezi dhe e nisët për në revistën “Nëntori”… Si e kujtoni atë kohë?

Ambasada ruse ofron 100 botime për Bibliotekën e Kryeministrisë, përfshirë Enciklopedinë Ortodokse

Postuar në 01 Shkurt, 2016 21:27

Ambasada ruse në Tiranë njofton se më 28 janar është zhvilluar ceremonina e dorëzimit të librave ndaj Bibliotekës së Kryeministrisë. "Gjithsej janë dorëzuar më shumë se 100 botime të ndryshme, përfshirë këtu veprat e letërsisë ruse klasike (Fjodor Dostojevski, Anton Çehov, Sergej Jesenin, Aleksandër Sollzhenjicin) dhe moderne, si edhe Enciklopedinë Ortodokse prej 40 vëllimesh", raporton ambasada.

Ndahet nga jeta Kristo Frashëri

Postuar në 01 Shkurt, 2016 13:42

Është ndarë jeta më 31 janar 2016 akademiku Kristo Frashëri. Ai lindi në vitin 1920 dhe është me origjinë nga Frashëri i Përmetit. U përfshi në Luftën Nacionalçlirimtare dhe pas saj pati një aktivitet të gjatë akademik në lëmin e historisë. Frashëri iu drejtua disa periudhave, që nga Mesjeta shqiptare e deri te kohët moderne. Ai ka disa monografi,  si ajo për Skënderbun, për krijimin e Lëvizjes së Majtë në Shqipëri, apo edhe për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Frashëri ka qenë prezent edhe përmes polemikave në shtypin shqiptar për çështje të aktualitetit.

Nyau, brenda një shoqërie sekrete afrikane

Postuar në 31 Janar, 2016 21:06

Këto fotografi janë realizuar nga Vlad Sokhin dhe paraqesin pamje të vëllazërisë Nyau, një shoqëri sekrete e popullit Chewa në Mozambik, Malavi dhe Zambia. Sokohin thotë se ishte një rastësi kontakti me këtë shoqëri, kur gjatë një ceremonie për një kamp të ri, një anëtar i saj u shfaq i kamufluar. Policia thotë se ata nuk dënohen dhe hetohen asnjëherë, duke mos i klasifikuar si njerëz. Nyau performojnë atë që quhet “Gule Wamkulu” që do të thotë “Vallëzimi i Madh” dhe përfaqëson shpirtin e kafshëve dhe parardhësve të tyre.

Suljotët e Delacroix dhe tabloja e gjymtuar

Postuar në 30 Janar, 2016 23:03

Në hyrje të kishës së madhe të Saint-Sulpice, në Saint-Germain des-Près, aty ku ishte pagëzuar fëmija i quajtur Charles Baudelaire, gjenden afresket e fundit të Eugene Delacroix, pasi pikërisht aty ai u ftoh dhe shpejt sëmundja do ta mundëte për ta çuar drejt vdekjes. Pothuajse njëqind metra më tutje, në «Place Furstenberg», ishte shtëpia dhe atelieri i tij ku do të mbeteshin dhe veprat e tij të fundit.

Pse Kadare habitet me shqiptarët

Postuar në 29 Janar, 2016 11:04

Shkrimtari i njohur Ismail Kadare thotë se ka mbetur i habitur nga festimet për ditëlindjen e tij. “Ka miq të mitë që nuk kënaqen me asgjë, se thonë se duhej bërë më shumë. Por jo, nuk jam dakord. Është bërë shumë për mua, madje edhe ndjeva një lloj habie,” thotë shkrimtari në një telefonatë nga Parisi pë gazetën Panorama. Kadare shpreh edhe keqardhjen që askush nuk u kujtua për përvjetorin e vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Skënderbeut. “Vetëm pak ditë më parë ishte përvjetori i vdekjes së Skënderbeut, në datën 17 janar. Vetëm ditën e vdekjes i njohim atij.

“Mediat sociale janë një kurth”

Postuar në 28 Janar, 2016 14:11

Sociologu polak Zygmunt Bauman sapo ka festuar 90 vjetorin dhe ka kryer dy fluturime nga shtëpia e tij në qytetin verior britanik Leeds për të marrë pjesë në një ngjarje në Burgos, në Spanjën veriore. Ai e pranon që është i lodhur ndërsa fillojmë intervistën, por sërish ia del t’i shprehë idetë e tij me qartësi dhe qetësi, duke marrë kohë për çdo përgjigje, sepse ai e urren të japë përgjigje të thjeshta për pyetje të ndërlikuara.

Pages

Subscribe to RSS - Kulturë