Ekonomi
Ikën Shkëlqim Cani, Arben Ahmetaj merr Ministrinë e Financave
Me një njoftim të papritur dhe kur kryeministri e kishte quajtur të mbyllur kapitullin e ndryshimeve në qeveri, zyra për shtyp e kreut të qeverisë informoi shkarkimin e Ministrit të Financave, Shkelqim Cani dhe emërimin në vend të tij të ministrit aktual të Ekonomisë, Arben Ahmetaj. Mbeten të paqarta arsyet e shkarkimit të Shkëlqim Canit, komunikimi i të cilit me kryeministrin mësohet se nuk ka qenë në ditët më të mira. Më poshtë njoftimi për shtyp i kryeministrisë:
Rama: Truri elektronik për mbledhjen e TVSH-së do eleminojë konkurencën e pandershme
Gjatë një vizite në fabrikën e tullave "KID-ALB shpk", kryeministri Rama deklaroi se lufta kundër informalitetit po jep rezultate, por ka akoma shumë për të bërë. Sipas tij nisma për instalimin e një sistemi që do të bëjë të mundur raportimin elektronik në kohë reale të TVSh-së, do të eleminojë konkurrencën e pandershme.”Ne po përpiqemi dhe bëjmë çmos të mos e stresojmë biznesin. Kemi ndryshuar taktikë sepse tani jemi në një fazë tjetër. Kemi një tru elektronik në tatime që bën gjithë mbledhjen e xhirove dhe që jep alarm kur ka devijime.
PD-ja propozon energji elektrike falas për familjet e varfra
Partia Demokratike ka bërë një tjetër propozim me natyrë sociale. Ose më saktë gati humanitare. Ajo ka propozuar një projektligj që rregullon të drejtën për energji falas për familjet e varfra, me një kosto që shkon jo më shumë se 500 milionë lekë në vit. Drafti, parashikon që familjet e varfëra të marrin 90 kilovatë/orë energji falas në muaj, nga qershori në tetor dhe 150 kilovatë për 6 muajt e tjerë më të ftohtë të vitit dhe sipas deputetit Dashamir Shehi nisma niset edhe nga dy premisa: “Keni çuar policinë të mbledhë lekët, keni rritur çmimin, do bëni ndonjë lëshim?
Tjetër minus për INSTAT. Ministri i Bujqësisë: “Të dhënat për vitin e kaluar, joobjektive”
Të dhënat e INSTAT marrin një tjetër minus besueshmërie dhe kësaj radhe nga brenda vetë qeverisë. Në një intervistë dhënë për gazetën “Shqip”, ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ka hedhur poshtë statistikat e INSTAT-it për eksportet bujqësore.
Kontrabanda e naftës me anijet e peshkimit, Crown Agents zbulon skemën
Ekspertët e Crown Agents vitin që shkoi kryen një kontroll mbi veprimtarinë e flotës së anijeve shqiptare të peshkimit nga ku rezultoi se këto anije përdoreshin për importimin e sasive të mëdha të karburantit ‘duty free’ të ardhur nga portet e Italisë, Malit të Zi dhe Greqisë.
Të dhënat e marra nga Porti i Durrësit, Vlorës, Shëngjinit dhe Sarandës treguan që në periudhën 1 janar – 12 mars 2015, kishin hyrë rreth 2 milionë litra karburant ‘duty free’, ku çmimi i blerjes së karburantit ishte shumë herë më i ulët se sa ai i marrë prej burimeve të ligjshme shqiptare.
Gjiu i Vlorës, 439 mijë m2 jepen për akuakulturë një kompanie turke?
Kreu i Departamentit të Çështjeve Mjedisore në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi, ka denoncuar përmes profilit të tij në “Facebook” një projekt që e sheh Gjiun e Vlorës si hapësirë për shfrytëzim për akuakulturë. “Nuk ka mundesi te jene vec te cmendur. Gjithe Gjiri i Vlores po jepet per akuakulture PA ASNJE (i) vleresim strategjik mjedisor, (ii) vleresim te thelluar te ndikimit ne mjedis, (iii) vleresim te ndikimit kumulativ, (iv) batimetrise se Gjirit, dhe (v) ne dhunim te Direktives se Bashkimit Evropian! 438,880 m2 shfrytezim me 1 leje! 5 te tjera aplikuar”, shkruan Malltezi.
Mungesa e investimeve të huaja lidhet me vendimet politike dhe jo me mungesën e tregut të kualifikuar të punës
Dy përfaqësues të Shoqatës Gjermane të Industrisë dhe Tregëtisë në Shqipëri, Rolf Castro-Vasquez, president dhe Alexander Zsolnai, zëvendëspresident dhe Përgjegjës Thesari, kanë dhënë një intervistë për revistën ekonomike “Monitor” në të cilën japin disa mendime për klimën e biznesit në Shqipëri. Është folur gjatë për investimet e huaja direkte dhe qeveria është përpjekur të japë idenë se ato mungojnë sepse nuk ka treg pune dhe krah pune të kualifikuar. Për dy përfaqësuesit gjermanë ka edhe arsye të tjera: “Qeveria ka bërë përpjekje për të tërhequr Investime të Huaja Direkte.
Rreth 1 milionë qytetarë janë pajisur me karta shëndeti
Pajisja e qytetarëve shqiptarë me karta shëndeti duket se ka ecur mirë. Sipas Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor deri më tani janë pajisur me karya shëndeti 941 mijë e 954 qytetarë. “FSDKSH bën me dije se vetëm për periudhën 05 janar – 11 shkurt 2016, janë shpërndarë rreth 249,528 karta shëndeti, në të gjithë Shqipërinë, për të gjitha kategoritë përfituese të skemës së sigurimit shëndetësor, ndërkohë që gjatë gjithë vitit 2015 janë shpërndarë rreth 692,426 karta shëndeti.
Hyn në fuqi ligji i ri për lojërat e fatit
Ka hyrë në fuqi ligji i ri për lojërat e fatit, që sanksionon detyrime të reja për subjektet dhe vendos masa kufizuese në përhapjen e tyre në territor. Kështu parashikohen distanca nga mjediset publike, apo edhe kushtëzime të forta për licencimin e kazinove. Ligji ishte iniciatvë e personalizuar e kryeministrit që ka hequr një bast të madh për goditjen e kësaj dukurie, duke shtrënguar masat fiskale. A do të ketë sukses? Kjo mbetet për t’u parë pasi nëse ka një biznes që lulëzon menjëherë në rrugë informale, ky është kumari.
Unifikimi i Dhomave të biznesit, një nismë që ndan sipërmarrjet
Ka krijuar pështjellime nisma e qeverisë, konkretisht Ministrisë së Zhvilimit Ekonomik, për të detyruar bizneset që të anëtarësohen në një Dhomë të vetme. Përveç tarifave që do të japin sipas vendimit të Asambleve, kjo iniciativë e redukton përfaqësimin në një të vetëm, duke vendosur një monopol edhe mbi kritikën dhe kontestimin e nismave të caktuara të qeverisë. Mark Craëford i Dhomës Amerikane të Tregëtisë, thotë në një prononcim për “Vizion Plus”, se biznesi duhet të vendosë vetë se ku duhet të anëtarësohet. Më tej, Craëford shton se ky kuadër e vendos biznesin në kushte varësie.