Rama: Truri elektronik për mbledhjen e TVSH-së do eleminojë konkurencën e pandershme

Postuar në 15 Shkurt, 2016 17:42

Gjatë një vizite në fabrikën e tullave "KID-ALB shpk", kryeministri Rama deklaroi se lufta kundër informalitetit po jep rezultate, por ka akoma shumë për të bërë. Sipas tij nisma për instalimin e një sistemi  që do të bëjë të mundur raportimin elektronik në kohë reale të TVSh-së, do të eleminojë konkurrencën e pandershme.”Ne po përpiqemi dhe bëjmë çmos të mos e stresojmë biznesin. Kemi ndryshuar taktikë sepse tani jemi në një fazë tjetër. Kemi një tru elektronik në tatime që bën gjithë mbledhjen e xhirove dhe që jep alarm kur ka devijime. Do ta zgjerojmë këtë tru elektronik edhe me partneritetin për interesin publik për mbledhjen e tvsh. Ju përfitoni drejtpërdrejtë që ulet shumë konkurrenca e pandershme. Sjella e të vegjëlve ka filluar të ndryshojë. Të mëdhenjtë nuk mund ti përdorin më të vegjlit dhe ti abuzojnë për të shfryrë në mënyrë të paligjshme paranë.”-theksoi kryeministri.

http://www.kryeministria.al/al/newsroom/lajme/antiinformaliteti-biznesi-...

PS: Shtuar emri i subjektit pas vërejtjes së "vezhguesi".

Comments

Submitted by Vezhguesi (not verified) on

Cfare perbuzje e gazetes ndaj prodhuesve ! Vetem Edi Rama paska emer dhe jo fabrika e tullave qe e pret ate ???

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.