Kontrabanda e naftës me anijet e peshkimit, Crown Agents zbulon skemën
Ekspertët e Crown Agents vitin që shkoi kryen një kontroll mbi veprimtarinë e flotës së anijeve shqiptare të peshkimit nga ku rezultoi se këto anije përdoreshin për importimin e sasive të mëdha të karburantit ‘duty free’ të ardhur nga portet e Italisë, Malit të Zi dhe Greqisë.
Të dhënat e marra nga Porti i Durrësit, Vlorës, Shëngjinit dhe Sarandës treguan që në periudhën 1 janar – 12 mars 2015, kishin hyrë rreth 2 milionë litra karburant ‘duty free’, ku çmimi i blerjes së karburantit ishte shumë herë më i ulët se sa ai i marrë prej burimeve të ligjshme shqiptare.
Sipas Monitor indikatorë të qartë risku sugjeronin se këto importe karburantesh bëheshin për të shmangur taksat duke e shitur karburantin në mënyrë të paligjshme brenda vendit. Provat e mbledhura iu raportuan Doganës së bashku me rekomandimet për të forcuar kontrollin e importit të karburantit.
Croën Agents ka bërë me dije se në 2015 u evidentuan mbi 120 raste të karburantit të tregtuar jo në përputhje me ligjin, në një total prej më tepër se 48,000 litra.
Add new comment