Ikën Shkëlqim Cani, Arben Ahmetaj merr Ministrinë e Financave
Me një njoftim të papritur dhe kur kryeministri e kishte quajtur të mbyllur kapitullin e ndryshimeve në qeveri, zyra për shtyp e kreut të qeverisë informoi shkarkimin e Ministrit të Financave, Shkelqim Cani dhe emërimin në vend të tij të ministrit aktual të Ekonomisë, Arben Ahmetaj. Mbeten të paqarta arsyet e shkarkimit të Shkëlqim Canit, komunikimi i të cilit me kryeministrin mësohet se nuk ka qenë në ditët më të mira. Më poshtë njoftimi për shtyp i kryeministrisë:
Kryeministri Edi Rama i shprehu sot Ministrit të Financave Shkëlqim Cani, falënderimet e tij për angazhimin, profesionalizmin dhe integritetin e plotë në kryerjen e njërës prej detyrave më të vështira qeverisëse të këtij mandati.
Kryeministri e informoi ministrin Cani për vendimin e zëvendësimit të tij me një koleg tjetër dhe i kërkoi vazhdimin e angazhimit të tij, me të njëjtin profesionalizëm e përkushtim, si deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe anëtar i Komisionit të Ekonomisë e Financave.
Ministri Cani e falënderoi nga ana e tij Kryeministrin për besimin dhe bashkëpunimin e ngushtë në kapërcimin me sukses të situatës së rëndë financiare të trashëguar dy vjet e gjysëm më parë, si edhe e siguroi për vazhdimin me përkushtim të plotë të angazhimit të tij politik e profesional si deputet i Kuvendit të Shqipërisë.
Detyrën e Ministrit të Financave, Kryeministri do t'ia besojë Z. Arben Ahmetaj, ndërsa detyrën e Ministrit të Ekonomisë, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes do t'ia besojë Znj. Milva Ekonomi.
Comments
Hajde, kush e ka rradhen tani
Hajde, kush e ka rradhen tani ?
I fundit i intelektualve
Me ne fund ,largojne Shkelqim Canin. Qeveria nuk ka me intelektual me merita, me vlera dhe me personalitet. Mbeten te mjeret, te pavleret me kostum dhe me krehje flokesh. Do ta shtyme dhe kete.
Add new comment