Billboard
Çfarë aksionerësh kërkon Lulzim Basha?
Kjo qeveri nuk ka më luksin të përfitojë nga marzhi i tolerancës së një mase të madhe njerëzish që vijojnë të jenë jashtë çdo burse interesash në këtë vend. Është bërë vetvetiu e padurueshme, aq më tepër me predispozitën për të predikuar moral kur vetë është e diskretituar si një trupë politike që siç thotë zoti Rama ka “vjedhur vota për të vjedhur Shqipërinë”.
Antiamerikanizmi si akuzë dhe diversion ndaj PD-së për një pakt të dytë
Është e vështirë të mbështesësh Presidentin e Shqipërisë pas daljes së sotme. Jo vetëm për ato që tha, por edhe për mënyrën sesi i tha. Sesi e tkurri peshën e detyrës në kostumin e një inatçori që betohet se do bëjë hatanë. Edhe me standardin shqiptar, përbetimet e z. Meta se është Mic Sokoli, apo Avni Rustemi dhe se nuk është si Nikolla Gruevski bëhen të pabesueshme. Nëse je i tillë, nuk njofton, thjesht e bën punën dhe u lë të tjerëve komentin.
Opozita konstituohet vetëm përmes Zgjedhjeve, jo preferencave të Kryeministrit
Misioni i OSBE-ODIHR nuk ka mundur të japë një përgjigje të thjeshtë nëse zgjedhjet e 30 qershorit 2019 ishin të lira dhe demokratike. Ambasadorja Glover u pyet konkretisht për këtë gjë, por i bishtnoi asaj duke u përgjigjur se një konstatim të tillë e jep raporti përfundimtar.
Zonja Glover nuk dinte se çfarë të thoshte edhe për sa i përket mospërputhjes së numrit të votave me numrin e votuesve në disa zona duke deklaruar se shpresonte në një hetim.
Çlirohu nga komplekset z. Kryeministër! Merkel nuk të kërkoi ndjesë për gazetën "Bild"
Kryeministri Edi Rama ka folur sot pas mbylljes së votimeve në një konferencë me entuziazëm të parapërgatitur në selinë e partisë që drejton. Duke parë termat që zoti Rama kishte zgjedhur, binte në sy përdorimi i shpeshtë i fjalës Popull, Komb, duke sinjalizuar se kryeministri i Shqipërisë ka hyrë në një fazë delirimi që përcakton padyshim fundin politik të afërt. Zoti Rama ka tagër përfaqësimi të qartë politik dhe ekzekutiv dhe askush nuk e ka nominuar atë si baba të kombit – nëse ka diçka të tillë – që të flasë në emër të ndjesive të të gjithëve. Por jo vetëm kaq.
Sovranitet dhe normalitet virtual
Votimet kanë nisur siç ishin parashikuar me dekretin e parë të presidentit të Republikës. Por ky i fundit ka dekretuar anullimin e kësaj date dhe ridekretimin e një date tjetër.
Opozita nuk u regjistrua në proces dhe ky vendim sado që të lidhet me dëshpërimin e saj të brendshëm, i vendosur në kontekstin e protestave jo pak masive që u organizuan këtë pranverë, kërkon përgjegjësi të tjera. Më të mëdha dhe komplekse se thjesht frika e z. Basha nga humbja.
Le t’ia paguajmë zgjedhjet Partisë Socialiste, por më 30 qershor nuk ka zgjedhje lokale
Sot ka patur dy ndërhyrje të huaja për krizën politike në Shqipëri. Njëra nga ministri i Jashtëm italian që kërkon shmangien e dhunës më 30 qershor dhe një tjetër, siç raportohet me burime nga një zyrtar i DASh që ëhtë shprehur se zgjedhjet duhet të mbahen në datën e caktuar.
Drita në fund të tunelit..
Edit ka ditë që i zien koka. Dilemat janë të mëdha, të mbetet ai Babloku që vetëpërkëdhelet dhe e sajdisin nga mëngjesi në darkë apo të distancohet nga “bruceloza” që ka kapur Rlindjen dhe farfallat mediatike që i bëjnë fresk.
Meta, vizat dhe fisheku rezervë
Në mes të zallamahisë që ka krijuar nisma për shkarkimin e tij, Presidenti Meta ka gjetur kohën të lexojë një njoftimi të Komisionerit për Migrim, Dimitris Avramopoulos që paralajmëronte ndërmarrjen e masave ndaj Shqipërisë, krahas Venezuelës dhe Kolumbisë.
Është normale që jo vetëm presidenti, por çdo shqiptar të jetë i shqetësuar se mund t’i rikthehen vizat me Europën. Me këtë të fundit në fakt ne shqiptarët nga më protokollari deri te më pak i rëndësishmi i kemi rënë gjithmonë shkurt dhe apeli i Presidentit e vështirë të thuhet se çfarë valence mund të ketë.
Kisha e rreme e "progresistëve"
Përpara me njerëzit e mirë të këtij vendi!
Me këtë mesazh thuhet se u është drejtuar dje pas seancës plenare kryeministri Edi Rama deputetëve të Partisë Socialiste që miratuan rezolutën kundër Presidentit të vendit.
Përpara drejt çfarë të ardhmeje? E bën këtë pyetje kryeministri? Cilët janë njerëzit e mirë të këtij vendi? Ata që votojnë PS-në, që mallkojnë Sali Berishën, që nuk reagojnë fare, nëpunësit e administrates? Padyshim që këta janë qytetarë të Shqipërisë, por një kryeministër qeveris të gjithë. Jo vetëm të mirët.
Mbetet dorëheqja ditën e zgjedhjeve të zhdekretuara
Kur Ilir Meta u zgjodh President i Republikës në prill të vitit 2017, pati shumë zëra që e tallën dhe madje menduan se Edi Rama kishte bërë një spostim perfekt. Ja si e lexonte këtë zhvillim opinionisti Blendi Fevziu, i afërt me të gjithë politikanët shqiptarë: