Billboard
Luli, kronikë e një dështimi të paralajmëruar!
Lulzim Basha po përpiqet me kokëfortësi të shmangë dështimin e paracaktuar si njeri politik pa menduar kostot e kapriçove të tij. Një PD e shkërrmoqur elektoralisht dhe e kthyer në patericë të qeverisë Rama 2.
Ndonëse i ka mbushur mendjen vetes se zotëron karizmën e nevojshme për t'ju imponuar të ardhmes së shqiptarëve, kreu i PD-së kërkon garanci shtesë në këtë drejtim. Oferta megjithatë nuk ka ndryshuar, ajo mbetet Republika e Re.
Kafeneja strategjike e Tiranës
Mazllëmi ynë!
Si mund të lexohet heshtja e qeverisë ndaj një lajmi që qarkulloi në të gjitha mediat e vendit fqinj lidhur me një telefonate të Edi Ramës me kryeministrin grek, Aleksis Tsipras? Qeveria greke doli me një deklaratë, ndërsa mediat në Athinë zbardhën këtë paragraf nga biseda.
Në emër të (cilit) popullit
Thotë në një dalje televizive kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla:
PS-ja ka kontratë me popullin shqiptar. PD-ja dhe LSI-ja nuk mund të gënjejnë dot popullin. Ne do të hyjmë në zgjedhje. Sa i takon akuzave të opozitës, mund të them se kjo opozitë nuk ka lënë njeri pa bërë me baltë. Kjo opozitë ka baltosur deri hoxhallarë dhe priftërinj, jo më politikanë
Shqipëria, anëtare e korruptuar moralisht e NATO-s
Sot në Tiranë është organizuar një ceremoni me rastin e 10-vjetorit të anëtarësimit të vendit në NATO. Organizata në fjalë është me natyrë ushtarake dhe është krijesë e Europës Perëndimore, çka nënkupton se cilidoqoftë zotimi i shqiptarëve në të, zemra e saj qëndron tjetërkund. Një dekadë është kohë e mjaftueshme për të bërë një bilanc.
Zgjedhjet lokale nuk janë referendum për Teatrin Kombëtar
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj po bind tashmë shumëkënd se ka një problem shumë serioz me të vërtetën dhe me respektin ndaj qytetarëve. Ose atyre që e dëgjojnë. Kjo nuk është një kritikë në vetvete për zotërinë, pasi zoti Veliaj shfaqet psikologjikisht si njeri që e përjeton botën si polare: ose je me progresin siç e kupton ai, ose je një pakicë e zhurmshme, një shpellar etj..
KOASh zbardh qëndrimin: Për Kishën Ukrainase të mbahet një Sinod Panorthodhoks
Mediat greke po i bëjnë jehonë përplasjes së Kryepeshkopit të Kishës Orthodhoske Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos me Patriarkun Ekumenik të Stambollit, Bartolomeu. https://www.liberal.gr/arthro/243512/diethni-themata/2019/ekklisia-albanias-pros-patriarcheio-na-sugklithei-panorthodoxi-sunodos-gia-tin-apofugi-schismatos.html
Fjalët duhen shoqëruar me vepra
Opozita është e bindur tashmë se Edi Ramën nuk e rrëzon dot nga rruga dhe me protesta. Në fakt pakkush e ushqente realisht një shpresë të tillë, edhe pse zërat se kryeministri ka ofruar zgjedhje të parakohshme dhe lokale në muajin shtator nuk kanë munguar. Zoti Rama është vënë përballë protestës së opozitës dhe bojkotit parlamentar të saj me ofertën e vetme që i shkon për shtat e që është ajo e majit 2017.
Roger Waters, Saimir Pirgu dhe gomat e djegura të Lushnjes
Këto javë të nxehta për Venezuelën ka dalë në pah polarizimi ndërkombëtar për qëndrimin që duhet mbajtur ndaj qeverisë së Maduros. Diktator, i korruptuar, akuzat janë të njohura. Por çështja është te politika e intervecionizmit që aplikon ShBA sa herë i intereson. Ka dyshime madje se kjo që ndodhi ishte sponsorizuar nga jashtë.
Po mendon për veten!
Shqipëria për meritë të klasës politike që e drejton vijon të trajtohet si ekzotike si për rrëmujën e organizuar që ka në çdo drejtim ashtu edhe për krizat që prodhon.
Misioni i Parlamentit Europian që erdhi në Tiranë nuk kishte për detyrë të jepte konsiderata për situatën e brendshme politike dhe as të jepte zgjidhje, por të analizonte përmbushjen e reformave në prag të vendimit të qershorit.