Arkiv-Lajme

Banka “Societe Generale” në syrin e ciklonit të bursave europiane

Postuar në 11 Gusht, 2011 09:13

Kultura amerikane ka një ngjyrim të fortë fetar

Postuar në 11 Gusht, 2011 05:51

Minatorët e dinë se ç’kërkojnë

Postuar në 11 Gusht, 2011 04:53

Hapet “gara” për postin e Presidentit

Postuar në 11 Gusht, 2011 04:25

Dje ishte Nard Ndoka, kreu i partisë demokristiane, që e hapi lojën. Ai i bëri thirrje opozitës që të mbështeste fort idenë e rikandidimit  të Bamir Topit, s’ka gjë se (madje pikërisht ngaqë) ky i fundit vjen nga e djathta dhe mbetet i djathtë. Në pamje të parë, nuk duket ide e keqe kjo e Ndokës. Një “endorsement” në favor të Bamir Topit nga ana e socialistëve nuk do të mund të paragjykohej. Në teori. Mirëpo në praktikë Berisha ua ka prerë dhe këtë rrugë. Ai ka nxjerrë tezën që “Topi është në xhepin e Ramës”.

Fox News nën thundrën e Roger Ailes-it

Postuar në 10 Gusht, 2011 16:58

816 milionë dollarë ishin fitimet e stacionit televiziv amerikan Fox News vitin e shkuar, duke arritur kështu të rivalizojë Divizionin e Filmit të perandorisë së Murdoch-ut (këtu përfshihet dhe i famshmi 20th Century Fox). CNN-in e ka mundur prej kohësh në çdo pikëpamje, ndonëse ka 1/3 e stafit të televizionit me qendër në Atlanta. Fitimet i ka 50% më të mëdha. Gjysma e fitimeve vjen prej reklamave, dhe gjysma tjetër prej pajtimeve të kompanive kabllore. Shihet nga 100 milionë pajtimtarë, dhe vitin tjetër synojnë të fitojnë më shumë se një milliard dollarë.

PR-i politik dhe zemërimi i një artisteje

Postuar në 10 Gusht, 2011 14:11

Unaza e madhe? Ok, por ndërtoni rrugët e devijuara!

Postuar në 10 Gusht, 2011 11:39

“Artileria ujore” mund të përdoret në Britani brenda 24 orëve

Postuar në 10 Gusht, 2011 09:45

David Cameron, kryeministri britanik deklaroi sot në mesditë se policia mund të përdorë “artilerinë ujore” brenda 24 orëve, në qoftë se do të jetë e domosdoshme për kontrollimin e trazirave të dhunshme që kanë pushtuar për disa ditë Londrën dhe qytete të tjera britanike. Mijëra dyqane janë djegur ose dëmtuar dhe dhjetra vetë janë plagosur gjatë këtyre trazirave.

Alternativat e vështira për daljen nga kriza financiare europiane

Postuar në 10 Gusht, 2011 08:39

Robert J. Samuelson, opinionist ekonomik i gazetës "Washington Post", analizon në një artikull të djeshëm alternativat për daljen nga kriza financiare europiane. Shkurtimi i shpenzimeve shtetërore, sipas tij, mund të dëmtojë ekonominë e vendeve europiane – sa më pak pará të shpenzojnë qeveritë, aq më pak do të rritet Produkti i Përgjithshëm Bruto e, për pasojë, edhe të ardhurat e mbledhura nga taksat. Dhe qeverive do t'u duhet ose të rrisin borxhin ose të shkurtojnë përsëri shpenzimet.

Londra në flakë, por nuk ndodh 21 Janari i Tiranës

Postuar në 10 Gusht, 2011 06:01

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme