“Artileria ujore” mund të përdoret në Britani brenda 24 orëve

Postuar në 10 Gusht, 2011 09:45

David Cameron, kryeministri britanik deklaroi sot në mesditë se policia mund të përdorë “artilerinë ujore” brenda 24 orëve, në qoftë se do të jetë e domosdoshme për kontrollimin e trazirave të dhunshme që kanë pushtuar për disa ditë Londrën dhe qytete të tjera britanike. Mijëra dyqane janë djegur ose dëmtuar dhe dhjetra vetë janë plagosur gjatë këtyre trazirave.

Disa orë më pas, Theresa May, ministrja e brendshme britanike e zbuti pak deklaratën e z. Cameron, kur tha në një emision të “Radio 4” se për momentin, policisë nuk i nevojitet të përdorë “artilerinë ujore” që të kontrollojë trazirat e dhunshme.

Për ata që nuk e kanë të qartë se ç’është “artileria ujore”, mjafton të kujtojnë ato dy kamionët si zjarrfikëse, që filluan të hedhin ujë me presion në 21 janar para Kryeministrisë në Tiranë, vetëm një orë pasi protestuesit kishin filluar goditjen e policisë me çadra, banderola dhe gurë.

E.Z.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.