Londra në flakë, por nuk ndodh 21 Janari i Tiranës

Postuar në 10 Gusht, 2011 06:01

Londra tashmë i ngjan një fushbeteje si ajo e Luftës së Dytë Botërore, me ndërtesa në flakë, dyqane të thyer dhe përleshje të ashpra mes policisë dhe protestuesve. Tek sheh pamje të tilla menjëherë mendja të shkon tek numri i madh i viktimave që duhet të jenë shkaktuar në radhët e atyre që po thyejnë dyqane, qëllojnë mbi policinë dhe vandalizojnë kryeqendrën e perandorisë së dikurshme britanike, sidomos kur raportohet që mbi 40 policë janë plagosur në këto përleshje. Por, ja që nuk është kështu. Policia nuk ka qëlluar mbi protestuesit me gjithë aktet vandaliste, dhunën e pashembullt dhe rrezikun për jetën që u kanosej prej tyre. Raportohet vetëm një i vdekur dhe përjashtohet çdo mundësi që të jetë qëlluar me armë nga policia. Tek sheh një kryeqytet të famshmën nën tymin e flakëve nga vandalizmi për ditë me radhë dhe askush nuk është qëlluar me armë nga policia, s’mund të qëndrosh pa u kthyer në kohë në 21 Janarin e dhimbshëm të Tiranës, ku brenda 2 orëve në një protestë të paralajmëruar, që për nga dhuna ishte një piknik krahasuar me ç’po ndodh në Londër, humbën jetën 4 njerëz, baballarë që po protestonin kundër korrupsionit, varfërisë dhe papunësisë.

Kushdo të na japë përgjigje për atë që ndodhi në Tiranë atë ditë, dhe a do të arrijmë të ngushëllohemi ndonjëherë?

A.K.

Comments

Submitted by agim (not verified) on

Dikur...Dikush duhet të na e japë atë përgjigje..!Drejtësia e reformuar..por kurrsesi kjo që është...është një shpresë dhe e vetmja mundësi që kemi....!Nuk është fare radikale,kjo që them...Sepse,dikush mund të më thotë se jo e gjithë drejtësia është e inkriminuar...e kopromentuar a si të doni...quajeni...Sepse unë,dhe çdo kush tjetër mund të pyesi:Po gjykatësit e pa inkriminuar.të pakorruptuar...të ndershmit,të drejtët...ata rracionalët,ata ...peshorja vetë....ku dreqin ishin..atë kohë..!?Përse heshtën...?Fundja le të iknin ..le të linin vendin e tyre të punës...Një ditë do të vendosej drejtësia në vend..Dhe ata do të fitonin shumë më tepër..në moral..dhe në respektin e qytetarëve..të shoqërisë shqiptare...!Po të flisnin do të iknin..nga puna..por do të binte institucioni..dhe kjo përshpejtonte rënien e tiranisë...!Sepse nuk u gjykua '97...'98..99..2000..e deri tek 2011prandaj edhe jemi këtu ku jemi..Po të ndodhë kjo...Tirana,,me shumë gjasa mund të krahasohet me Londrën...Përshëndetje!

Submitted by Agush (not verified) on

policet jane vellezer me demostruesit, kurse ne shqiperi vazhdon vellavrasja

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.