Fox News nën thundrën e Roger Ailes-it

Postuar në 10 Gusht, 2011 16:58

816 milionë dollarë ishin fitimet e stacionit televiziv amerikan Fox News vitin e shkuar, duke arritur kështu të rivalizojë Divizionin e Filmit të perandorisë së Murdoch-ut (këtu përfshihet dhe i famshmi 20th Century Fox). CNN-in e ka mundur prej kohësh në çdo pikëpamje, ndonëse ka 1/3 e stafit të televizionit me qendër në Atlanta. Fitimet i ka 50% më të mëdha. Gjysma e fitimeve vjen prej reklamave, dhe gjysma tjetër prej pajtimeve të kompanive kabllore. Shihet nga 100 milionë pajtimtarë, dhe vitin tjetër synojnë të fitojnë më shumë se një milliard dollarë.

Çelsi i këtij suksesi është drejtori egzekutiv, ose – siç e quajnë vartësit etij – “the chairman”. Quhet Roger Ailes, dhe ditën që audience-a e televizionit të drejtuar prej tij u bë më e madhe se sa ajo e CNN-it legjendar, ai organizoi një party. Në atë party, në fillim sytë e të ftuarve kapën në një ekran të madh në mur siglën e televizionit MSNBC, pastaj logon e CNN-it (në të dyja herët, logot u pasuan nga “uuuuu” të programuara), dhe në fund – cilën? Logon e Fox News-it? Jo – fytyrën e Roger Ailes-it.

“Na u duk se po shihnim kryetarin Mao”, kujton Charlie Reina, një ish-drejtues i Fox-it. “Në ambientet e Fox-it është si në Bashkimin Sovjetik, apo Kinë: njerëzit e kanë mendjen të shohin se ç’kanë të tjerët pas shpine. Atje të spiunojnë”, thotë një tjetër ish-drejtues. Ndërsa Jane Hall, një moderator programesh, që ka punuar atje për dhjetë vjet, deri në ardhjen e ‘të tmerrshmit ‘ Glenn Beck, thotë: “Fox News-i është ai. Ai është vizioni. Ai është gjithçka” (në Shqipëri nuk egziston ende kjo lloj monstre; monstrat këtu janë pronarët, jo drejtuesit).”Njerëzit atje kanë frikë nga Roger-i. Mund të duket e çuditshme, por edhe Murdoch-u vetë, pronari i televizionit, ka frikë nga Roger-i. Suksesi i ka dhënë shumë pushtet”, shprehet Michael Wolff, që e njeh mirë manjatin australian. Dhe është ky i fundit, që i ka thënë në mirëbesim një miku: Roger-i është i marrë. Ai i beson vërtet ato që thuhen në atë televizion”.

Dhe televizioni i tij është si ai: paranojak, i terrorizuar nga armiqtë, intolerant, fanatik, frikë-mbjellës, partizan. Rezultati i këtij televizioni është budallallespja e shikuesve. “Ky është dëmi më i madh që po i bën Amerikës Roger Ailes-i”, thotë pak a shumë reporteri politik, Tim Dickinson, në shkrimin e vet në gazetën the Guardian.

E.G.

Comments

Submitted by mialeksi (not verified) on

kam nje pyetje per ju z.mustafa

ne artikull thuhet: "Televizioni i tij është si ai: paranojak, i terrorizuar nga armiqtë, intolerant, fanatik, frikë-mbjellës, partizan. Rezultati i këtij televizioni është budallallespja e shikuesve..."

Si mund te jete edhe TV i tille edhe te jete em i shikuari? Vertet jam kurioze qe ta di

Submitted by zhozef fushe (not verified) on

Televizioni eshte thjesht nje mbeshtetes i PR ne USA dhe qe ka aksione po prape nga klanet e PR ose shtresave te pasura nders CNN eshte me PD ne USA edhe NewTimes eshte me PD nders Associatied Press eshte me PD bashke me NEwMax ashtu sic eshte Klan ne lidhje me PD.......apo TopChannel afer PS......

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.