Kultura amerikane ka një ngjyrim të fortë fetar
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/28/3497_worship_arms.jpg?itok=CgOIiuUl)
Sociologjistët kanë vënë re një nivel të lartë religjioziteti në shoqërinë amerikane. Është më e lartë se se në vendet e tjera të industrializuara. Nuk është dukuri e re. Shkrimtari anglez, G.K. Chesterton, e quante Amerikën si “kombi me shpirtin e kishës”. Max Weber, de Tocqueville, dhe vëzhgues të tjerë të rëndësishëm të “ethosit” amerikan kanë nënvizuar natyrën e fortë fetare të kulturës amerikane. Anketimet serioze e shkencore të ditëve të sotme konfirmojnë përfundime të tilla. 57% e amerikanëve (pothuajse 6 vetë në 10) thonë, se feja është shumë e rëndësishme, në mos gjëja më e rëndësishme, në jetën e tyre. Në Europë as që mund të përfytyrohen shifra të tilla. Tjetër. 51% e amerikanëve pohojnë se marrin pjesë në ceremoni të ndryshme fetare disa herë në muaj. Nëntë vetë në 10 deklarojnë se besojnë në Zot, ndërsa dy të tretat janë me idenë se Zoti është një rob, me të cilin secili prej tyre mund të ndërtojë një marrëdhënie. Shtatë në dhjetë persona besojnë se Bibla është njimend fjala e Zotit. 56% e amerikanëve thonë se është shumë e rëndësishme, që kandidati për President të ketë besime të forta fetare, e nuk ka rëndësi nëse këto besime i përkasin një feje tjetër.
Comments
Sociologët, jo
Sociologët, jo sociologjistët.
përktheni tamam të paktën.
Add new comment