Arkiv-Lajme të përditësuara

Arrestohet i kërkuari për mashtrim ishte dënuar me 10 vit burg.

Postuar në 30 Maj, 2014 11:33

Policia e kryeqytetit ka arrestuar një person të shpallur në kërkim pasi ishte dënuar me 10 vite burg.
 
I arrestuari Pandeli Ciko, ishte dënuar nga gjykata me 10 vjet burg për mashtrim. Ciko është dënuar pasi u kishte marrë me anë të mashtrimit lekë tre personave duke mos ua kthyer më. Pandeli Ciko është arrestuar në rrugën ‘Pandi Dardha’, nga ana e policisë së shtetit.
 

Padi në Prokurori, ish-kreut të Portit Durrës e 8 drejtorëve, 17 mln € dëm.

Postuar në 30 Maj, 2014 11:30

Kontrolli i lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurori, ish-Drejtorin e Portit të Durrësit Eduard Ndreun si dhe 8 zyrtarë të tjerë, nga të cilët, 4 ish-drejtorë në Port dhe 4 të tjerë, në Ministrinë e Tranportit. Arsyeja e kallëzimit për nëntë zyrtarët e lartë është ajo e abuzimit me detyrën, keqmenaxhimit të fondeve në vlerën e 16.9 milionë eurove ose 2,35 miliardë lekëve.

Përplasjet KLD-Naço për gjyqtarët Broci: Propozimet, antikushtetuese.

Postuar në 30 Maj, 2014 08:52

Pas rrëzimit të kërkesave të Ministrisë së Drejtësisë për ndëshkimin e 4 gjyqtarëve të gjetur me shkelje, për të cilët Këshilli i Lartë i Drejtësisë u mjaftua me 2 masa administrative me 12 orë mbledhje. Njëri prej antarëve të këtij Këshilli, Artan Broci thotë se kërkesat e ministrit të Drejtësisë ishin të pabazuara në ligj, ndaj u rrëzuan.

“Rrëzimi i propozimit të ministrit është bërë në përputhje me ligjin sepse ka vendime të Kolegjeve të Bashkuara, të cilat normojnë kriteret të cilat duhet të shkarkohen gjyqtarët”, shprehet Broci.

Sherri me Prengën, Strazimiri: "S'ka burrë të më shtrijë në tokë".

Postuar në 30 Maj, 2014 06:14

Dy ditë pas zënkës mes deputetit të Partisë Demokratike Gent Strazimiri dhe deputetit socialist Armando Prenga, Strazimiri është shprehur për herë të parë në foltoren e Parlamentit rreth incidentit.

“Nuk jam boksier, por nuk ka burrë që të më shtrijë në tokë”. Duke shprehur vendosmërinë e tij për të vazhduar me akuzat dhe denoncimet e opozitës, Strazimiri ka sqaruar se nuk frikësohet nga akte të tilla.

Kukës, del nga rruga makina nga lagështira, plagoset rëndë shoferi.

Postuar në 30 Maj, 2014 06:12

 Një makinë ka dalë nga rruga dhe për pasojë është plagosur rëndë drejtuesi i automjetit si dhe pasagjerja.

Mësohet se makina tip Fiat me targa AA 845 EZ ka dalë nga rruga si pasojë e lagështirës duke përfunduar në kanal. Për pasojë është plagosur në gjendje të rëndë Toptan Hoda 24 vjeç ndërsa pasagjerja Resmie Hoda 30 vjeç është jashtë rrezikut për jetën.

Policia e mbërritur në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

Durrës, Haxhinasto e zyrtarë të BB "Reformim rrjetit të ujit të pijshëm"

Postuar në 30 Maj, 2014 06:10

Sistemi i rrjetit të ujit të pijshëm dhe kanalizimeve të ujërave të zeza ka nevojë për një reformë të thellë të mbështetur në shtrirje të qëndrueshme dhe gjeografike. Kështu ka deklaruar Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, gjatë një takimi që është shvilluar sot në Durrës me zyrtarë të lartë të Bankës Botërore, në fokus të të cilit ishtë projekti për ndërtimin e ujësjellësit të ri të Durrësit.

Dënohen autorët që grabitën turistët dhe tentuan të përdhunojnë çeken.

Postuar në 30 Maj, 2014 02:41

Gjykata e Tiranës dënon me 5.4 vite burg tre personat që grabitën katër tursitët çekë në Dibër dhe tentuan të përdhunojnë njërën nga turistet. Rrahman Domi është dënuar me 2 vjet burg, Orient Hoxha 1.8 vite burg dhe i pandehuri tjetër Kadim Matana 1.8 vite burg. Sipas vendimit të gjykatës këta tre persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë grabitur turistët çek Jakub Rudy, Radka Domcikova, Jan Kraut dhe Tereza Domcikova. Më dt.29.07.2011 rreth orës 11:00 kanë mbërritur në luginën e malit të Korabit.

Vrau vajzën shtatzënë, hetimi i babait nga Krimet e Rënda.

Postuar në 30 Maj, 2014 02:36

Pasi ka pranuar vrasjen e vajzës së tij, 21-vjeçare, hetimin për Doksan Dushkun, 69 vjeç e ka marrë në dorë Prokuroria e Krimeve të Rënda, pasi krimi në familja i ka kaluar për kompetencë këtij institucioni. Doksan Dushku, i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij 21-vjeçare, Fatmira Dushku është vënë në pranga mbrëmjen e dy ditëve më parë nga policia e Dibrës. Dushku, banorë i fshatit Sllatinë, gjatë marrjes në polici ka pranuar se ka vrarë fëmijën e tij.

Tiranë,kapen 100 kg marijuanë, transportoheshin me mobilje.

Postuar në 29 Maj, 2014 17:17

Skuadra e Antidrogës e Policisë së Tiranës ka zbuluar një skemë të trafikimit të drogës duke përdorur si maskim gjatë transportit, mobiljet.
 
Antidroga, ka sekuestruar rreth 100 kg marijuanë, brenda një dollapi që transportohej si mobilje për t'u shitur.
 
 
 
Dy persona e arrestuar si pjesë e furnitorëve të grupeve të drogës në Tiranë janë Hysen Hysa, 68 vjeç nga Mati, banues në Kombinat dhe Nard Deliu, 28 vjeç, lindur dhe banues në Nikël të Krujës.
 

Fier, atentat në aksin nacional Levan-Fier, plagoset 37 vjeçari.

Postuar në 29 Maj, 2014 17:15

 Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orëve të vona të së enjtes në rrugën nacionale Levan-Fier, ku si pasojë e një atentati me armë zjarri, ka ngelur i plagosur shtetasi Petrit Muço. 37- vjeçari ka qënë duke udhëtuar me automjetin e tij tip Volkswagen “Golf” me targë AA 154 BX, kur persona ende të paidentifikuar i kanë bërë pritë, në afërsi të vendit të quajtur “Liqeni”.

I lënduari u dërgua menjëherë për në spital, ku dhe është futur menjëherë për në sallën e operacionit. Nga ekspertiza e mjekësore, mësohet se i plagosuri ka marrë një plumb në gjoks.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara