Arkiv-Lajme të përditësuara
Berat, parcela me kanabis, armë e fishekë, në banesën e një të riu.
Sekuestrimi i 82 rrënjë të bimës Canabis Sativa, dy automatikëve tip Kallashnikov, një sasie të konsiderueshme fishekësh, si dhe prangosja e poseduesit.
Ky ishtë bilanci i një operacionit të policisë së Beratit të finalizuar me sukses mesditën e djeshme, ndërsa në pranga ka përfunduar 24 vjeçari Armand Velcani.
Në oborrin e banesës tij u gjet sasia e bimëve narkotike, ndërsa A1 Report sjell pamje të materialeve të sekuestruara në banesën në fshstin Bistrovic.
Tiranë, polici përplas me makinë këmbësorin,po kalonte vijat e bardha.
Një person ka mbetur i plagosur rëndë pasi është përplasur nga një automjet në kryeqytet. Kalimtari ishte duke ecur tek vijat e bardha në afërsi të Gjykatës së Tiranës, në momentin kur është goditur nga makina. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30.
Mësohet se makina që ka përplasur këmbësorin drejtohej nga një efektiv policie, i cili është shoqëruar në komisariat për t’u pyetur në lidhje me ngjarjen.
Kalimtari i plagosur është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Kukës, 5 shqiptarë dhe kosovarë drogë në gomën rezervë të makinës.
Zbardhet operacioni i policisë së Kukësit i cili çoi në goditjen e një rrjeti trafiku mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00 në aksin Kukës-Morinë ku u arrestuan 2 shtetas shqiptarë dhe 3 kosovarë, si dhe u sekuestruan 5.5 kg kanabis sativa dhe dy automjete.
Sipas policisë në pranga të policisë kanë rënë dy shqiptarët Idajet Duraku dhe Abedin Taçe si dhe tre kosovarët Haki Dajaku, Shaban Hoti, dhe Agim Dajaku.
Rama: Kundër ekstremistëve ka vetëm një rrugë: ballë për ballë.
Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur zgjedhjet e zhvilluar për Parlamenti Evropian, duke iu referuar Partisë Demokratike italiane të kryeministrit Mateo Renzi. Në këtë kuadër, përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka theksuar se rruga e vetme për të luftuar ekstremistët është siç e cilëson ai, ballë për ballë.
“Europa mes te ardhmes e te shkuares si asnjehere tjeter. Shembulli i Renzit tregon se ka vec nje rruge kunder ekstremisteve: Balle per balle!” shkruan Rama në Tëitter.
Nis monitorimi i Shqipërisë me avion mbi parcelat e hashashit.
Policia e Shtetit, nis sot monitorimin e territorit me avionë gjurmues nga ajri, nё kuadёr tё masave tё ndёrmarra pёr parandalimin e goditjen e kultivimit tё bimëve narkotike.
Prej ditësh në aeroportin e Rinasit është pozicionuar skuadra e monitorimit e cila përbehet nga një avion gjurmues, dy pilotë si dhe ekspertët e përdorimit të paisjeve elektronike të kontrollit, flotë kjo e mundësuar nga shteti Italian dhe Guardia di Fiananza.
Kakavijë, kapen 45 kg marijuanë,në pranga 27 vjeçari,destinacion Athina.
Policia kufitare ka bërë të mundur sekuestrimin e 45 kg kanabis sativa në pikën kufitare të Kakavijës, ndërsa është arrestuar edhe një 27 vjeçar, transportues i drogës.
Sipas policisë, droga u gjet e fshehur në shasinë e automjetit tip Fiat me targa AA 296 IM e ndarë në 45 pako, si dhe në pranga ka rënë drejtuesi i mjetit Ermal Ndreu 27, vjeç.
Nga hetimet paraprake, mësohet se droga ishte blerë në Lazarat dhe kishte si destinacion Athinën. Burime nga policia bëjnë të ditur se Ndreu ishte nën vëzhgim prej kohësh, i dyshuar për trafik të lëndëve narkotike.
Llalla: Kam dijeni se krimi i organizuar arrin deri te zyrtarët.
Kryeprokurori Adriatik Llalla në fjalën e tij u shpreh se është dijeni të krimit të organizuar deri tek zyrtarët, por u shpreh se për luftimin e këtij fenomeni nevojitet një rritje e shtetit ligjor veçanërisht e aspektit ekonomik. Ai shtoi se për këtë kërkohet mbështetja më e madhe e vendeve të BE-së, ku më kryesorja është aspekti ekonomik.
Kukës-Morinë arrestohen 5 persona, akuzohen për trafik droge
Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi akuzohen për trafik droge. Policia ka mundur të kapë grupin kriminal të narko-trafikut në aksin rrugor Kukës-Morinë. Grupi i narko-trafikut përbëhej nga shtetas shqiptarë dhe kosovarë, ndërsa në momentin e arrestimit është sekuestruar edhe një sasi lënde narkotike.
Ndërkaq, operacioni që po zhvillohet nga Drejtoria e Policisë e Qarkut Kukës, po vijon me kontrolle banesash e ambientesh.
Shkatërrohet një grup kriminal në Vlorë, vidhnin me anë të mashtrimit
Tetë persona kanë rënë në prangat e policisë mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës, pasi akuzohen për vjedhje me anë të mashtrimit. Pas disa muajsh hetime është mundur të shkatërrohet grupi kriminal, në saj të operacionit të koduar “Western Union”. Në prangat e policisë janë vendosur Shuaip Nuredini, 28 vjeç, Detjon Rrapo, 22 vjeç, Taulant Elezi, 26 vjeç, Xhuliano Muçaj, 18 vjeç, Sherif Nuredini, 54 vjeç, Fatiko Çoçaj, 26 vjeç, Fatmir Dashallav, 33 vjeç, të gjithë nga Vlora, dhe Margarita Jonizi, 52 vjeç, nga Tirana. Jonizi siguronte dokumentat zyrtare per terheqjen e parave.
Territori, Bollano: Për Himarën jemi gati ta braktisim qeverinë.
Kryetari i OMONIA-s, Vasil Bollano në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com” paralajmëron se do të mbajë tjetër qëndrim nga mazhoranca nëse nuk merren parasysh propozimet e tyre. Në kërkesën zyrtare të dërguar ministrit Blendi Çuçi, OMONIA shprehet se duhet të miratohet varianti i pestë, i parashikuar nga qeveria, përsa i përket reformës territoriale. Në këtë propozim bëhet një ndarje e Himarës nga krahina labe e Vranishtit dhe Kurveleshit, duke lënë zonat Himarë dhe Lukovë si njësi më vete.