Arkiv-Lajme të përditësuara

Lezhë,betonizohet zona arkeologjike Dr.Monumenteve:Shkelet ligji.

Postuar në 29 Maj, 2014 15:48

Zona arkeologjike në Lezhë ka nisur të betonizohet nga bashkia e cila ka nisur ndërtimin e një objekti, që sipas Drejtorisë së Monumenteve ndalohet me ligj.
Kjo situatë ka përplasur Bashkinë e Lezhës me Drejtorinë rajonale të kultures kombëtare në Shkodër, e cila e kosideron një shkelje flagrante të ligjit. Drejtori i këtij institucioni Besi Bekteshi ka deklaruar se ndërtime të tilla nuk lejohen edhe kur ato janë ndërmarrë nga shteti, pasi mbi të gjithë qëndron ligji.

Shkodër, humb jetën në aksident 24-vjeçari udhëtonte me motor.

Postuar në 29 Maj, 2014 15:45

Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Shkodrës rreth mesditës së sotme në rrugën tek zona e “Sahatit”, pranë sheshit “Demokracia”.
 
24-vjeçari, Emiljan Babaj i cili po udhëtonte me një motor nga lagjja Rus në drejtim të qendrës së qytetit, si pasojë e shpejtësisë ka humbur kontrollin duke u zvarritur disa metra së bashku me mjetin, e duke u përplasur me bordurën ndarëse të rrugës.
 
Kjo i ka shkaktuar fraktura të rënda në trup dhe kokë, duke bërë që 24-vjeçari të gjente vdekjen e menjëhershme në këtë aksident.
 

Vrasjet e fundit brenda familjes Bashkësitë Fetare dënojnë rastet.

Postuar në 29 Maj, 2014 10:17

Komiteti Shtetëror për Kultet, së bashku me Bashkësitë Fetare, duke marrë shkas nga dy ngjarjet e rënda të krimit brenda familjes të ndodhura së fundmi kanë dalë në një deklaratë të përbashkët ku i dënojnë këto akte.

Ish-kreu i pronave Vatnikaj letër të hapur Nishanit për rikthim në punë.

Postuar në 29 Maj, 2014 07:18

Tunxh Vatnikaj, ish-kreu i AKKP i proceduar penalisht nga prokuroria e Tiranës për abuzimet me pronat në “Plazhin e Gjeneralit” në Kavajë, ka bërë kërkesë në KLD për rikthim në punën e mëparshme të gjyqtarit.

Kurbin, arrestohet i dënuari me 17 vjet burg për prostitucion.

Postuar në 29 Maj, 2014 06:43

Shërbimet e Komisariatit të Policisë së Kurbinit, kanë identifikuar, lokalizuar dhe arrestuar një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikimin dhe shfrytëzimin e femrave për prostitucion. 

Artan Hutbi, rezultonte i dënuar me 17 vite burg nga drejtësia Italiane, ndërsa vijonte të lëvizte i lirë. Hutbi, është arrestuar nga policia në zonën e Fushë-Kuqes, ndërsa gjatë arrestimit mësohet se nuk ka bërë rezistencë.

U gjet e pajetë në banesë, e motra: Anën e dhunonte bashkëshorti.

Postuar në 29 Maj, 2014 06:42

Vrasje apo vetëvrasje? Një javë pasi u gjend e pajetë në banesë 28-vjeçarja Ana Fjolla, nënë e dy fëmijëve 6 dhe 3 vjeç, hetimet nuk janë mbyllur ende për të thënë nëse është vrasje apo vetëvrasje. 

Ngjarja ndodhi në 22 maj në fshatin Prush në Tiranë. 

Elida Uka, motra e viktimës ka sjellë në Urbanika të dhënat dhe faktet e tyre pse ngjarja nuk mund të jetë vetëvrasje, por edhe nëse provohet ky fakt të hetohen sjelljet dhe dhuna e bashkëshortit Agron Fjolla për ndikimin në ngjarjen që i mori jetën Anës. 

PD kopjon PS, komision hetimor për nëpunësit, në emër të transparencës!

Postuar në 29 Maj, 2014 02:47

Partia Demokratike ka depozituar dje në Kuvend një kërkesë për ngritjen e një komisioni hetimor për shkarkimet nga administrata publike. Kërkesa e demokratëve u bë në ditën e 8 të grevës së urisë të të larguarve nga administrata. Deputeti Eduard Halimi depozitoi kërkesën në Kuvend ku në një prononcim jashtë ambienteve të institucionit theksoi se ngritja e këtij komisioni është i domosdoshëm përshkak se në administratë është shkarkuar një numër i madhe punonjësish.

Kamarieri i vrarë, viktimës i vunë atleten mbi varr, 2 burgime përjetë.

Postuar në 29 Maj, 2014 02:44

Një histori dashurie mes kamarierit dhe një banakiereje të një lokali në qytezën e Klosit, ka sjellë vrasjen e një 23-vjeçari dhe më pas groposjen e tij me eskavator në një thellësi prej 1.5 metra në shtratin e lumit Mat. Bashkëshorti i Flora Boja, Përparim Boja dhe dy persona të tjerë Astrit Boja dhe Fation Cani janë përfshirë në vrasjen e 23-vjeçarit Fation Barmeta, ngjarje kjo që ka ndodhur në 22 nëntor 2012. Krimi i rëndë ka si motiv xhelozinë, ndërkohë mënyra e kryerjes së vrasjes ka qënë me sende të forta dhe më pas trupi i të riut është varrosur me zhavor.

Durrës,shembja e 9-katëshit nesër Do bllokohet qarkullimi për 1 orë.

Postuar në 28 Maj, 2014 17:48

Policia e Durrësit bën me dije se ditën e nesërme, nga ora 14:00-15:00, në zonën e Shkëmbit të Kavajës do të jetë në mbështetje të INUK në shembjen e një objekti 9-katësh.
 
Për të garantuar një veprim të sigurt, përgjatë këtij orari do të ketë një bllokim të qarkullimit të automjeteve në rrugën interurbane kryesore dhe dytësore Durrës-Kavajë. Për këtë arsye iu kërkojmë drejtuesve të mjeteve të shmangin lëvizjen në këtë aks përgjatë orareve të referuara.
 

Dibër, 21 vjeçarja vritet nga i ati ishte 5 muajshe shtatzënë.

Postuar në 28 Maj, 2014 14:41

 Pas autopsisë së bërë trupit të pajetë të 21 vjeçares Fatmira Dushku e cila u vra nga i ati ditën e djeshme, por që u raportua si aksident nga familjarët, ka treguar se ajo ishte 5 muajshe shtatzënë.

Burime për Shqiptarja.com bëjnë të ditur se 21 vjeçarja kishte një marrëdhënie prej disa kohësh me një djalë çka ka çuar edhe në vrasjen e saj nga i ati Duksan Dushku. Ndërkohë po sipas të njëjtave burime mësohet se po hetohet edhe mbi dyshimet se vrasja është kryer në bashkëpunim nga i ati.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara