Tiranë,kapen 100 kg marijuanë, transportoheshin me mobilje.

Skuadra e Antidrogës e Policisë së Tiranës ka zbuluar një skemë të trafikimit të drogës duke përdorur si maskim gjatë transportit, mobiljet.
Antidroga, ka sekuestruar rreth 100 kg marijuanë, brenda një dollapi që transportohej si mobilje për t'u shitur.
Dy persona e arrestuar si pjesë e furnitorëve të grupeve të drogës në Tiranë janë Hysen Hysa, 68 vjeç nga Mati, banues në Kombinat dhe Nard Deliu, 28 vjeç, lindur dhe banues në Nikël të Krujës.
Droga dyshohet se vinte nga zonat e thella të Krujës.
Aksioni i antidrogës është kryer në orët e pasdites në rrugën Siri Kodra.
Burimet policore bëjnë me dije se operacioni do të vijojë në mbrëmje me kontrolle në banesa.
Add new comment