Arkiv-Lajme të përditësuara

Kavajë, nuk ndaluan në postobllok policia i arreston për armëmbajtje.

Postuar në 28 Maj, 2014 12:09

Policia ka arrestuar 2 persona pasi gjatë kontrollit në mjetin e tyre tip “Volkswagen Passat” me targa AA180GT ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë GLOK 45 mm, me një krehër me 12 fishekë 45mm.

Fillimisht dy të arrestuarit, Nexhdet Hoxhallari,37 vjeç dhe Julian Kamberi, 30 vjeç, nuk i janë bindur urdhrit të policisë për të ndaluar në postbllok duke u përpjekur që të largohen me shpejtësi.  Efektivët e policisë janë vënë në ndjekje të tyre dhe  i kapur në lagjen Nr 5 Kavajë.

Shkodër, 2 të plagosur me armë dyshohet kanë qëlluar njëri-tjetrin.

Postuar në 28 Maj, 2014 12:07

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditën e sotme në Shkodër ku dy perona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri, njëri prej tyre në gjendje kritike për jetën. Sipas policisë bëhet fjalë për shtetasit Kiras Lekë Peraj, 31 vjeç dhe Alban Bandulla, 37 vjeç.

Mësohet se gjendja shëndetësore e Peraj është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa Bandulla ndodhet në sallën e operacionit në spitalin rajonal të Shkodrës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Apeli nxjerr nga burgu Gjeneral Gjokën, do hetohet në gjendje të lirë.

Postuar në 28 Maj, 2014 08:37

Gjykata e Apelit të Vlorës ka ndryshuar masën e arrestit për  Gjeneral Syrja Gjokën duke e liruar nga burgu. Gjeneral Gjoka, ish-komandanti i Brigadës Logjistike në Tiranë do të hetohet në gjendje të lirë. Gjoka akuzohet se ka shpërdoruar detyrën në kohën kur ai ka qenë Komandant i Bazës Ushtarake të Aviacionit në Kuçovë.
 
Më 19 maj Gjykata e Beratit vendosi masën e arrestit me burg për Gjokën, ndërsa Gjykata e Apelit Vlorë vendosi që Gjenerali të hetohet në gjendje të lirë.  
 
 

PD: Drejtori në Prefekturën e Tiranës i dënuar për drogë.

Postuar në 28 Maj, 2014 08:23

Partia Demokratike vijon akuzat kundrejt qeverisë sa i përket emërimeve më të fundit  në instancat e ndryshme duke e lidhur me çështjen trafikut të lëndëve narkotike.

Nëpërmjet zëdhënëses Laura Vorpsi, opozita është shprehur kundër emërimit të Genart Gjashtës si Drejtor të Shërbimeve dhe Personelit në Prefekturën e Tiranës, i cili sipas tyre më parë ka qenë i dënuar për trafikim lëndësh narkotike.

Fier, nis ndërtimi i kompleksit lojërave me dorë, Zeqaj: Sporti, prioriteti ynë.

Postuar në 28 Maj, 2014 08:08

Investimet në sport dhe kulturë do të jenë prioritet i bashkisë së Fierit. Ky fakt është konfirmuar nga kryebashkiaku i Fierit, Baftjar Zeqaj, i cili pohon se ka nisur dhe po shkon drejt përfundimit kompleksi sportiv i lojërave me dorë në qytetin e Fierit.

Zeqaj ndërsa jep më shumë detaje për këtë projekt, zotohet se investimet në sport nuk do të ndalen në këtë pikë.

Pak kohë më parë në qytetin e Fierit u inaugurua edhe rikonstruksioni stadiumit “Loni Papuçiu”. 

Shkodër, invalidëve të punës iu bllokohet transporti publik falas.

Postuar në 28 Maj, 2014 08:06

Invalidëve të punës në Shkodër iu bllokohet sërish udhëtimi falas në transportin publik. Kryetari i kësaj shoqate, Muhedin Pirani bëri me dije për mediat se autobusët kanë vendosur lajmërime që nuk lejohen udhëtime falas për këtë shtresë.
 
Kjo masë sipas tij do të sjellë më shumë pasoja për invalidët, të cilët me të ardhurat minimale që kanë do të detyrohen të mos lëvizin për të kryer as nevojat më jetike.
 
Fenomeni në fjalë po përsëritet sipas tij dhe as bashkia e as Shoqata e Transportit nuk reagojnë.
 

Vlorë, merren masa për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Postuar në 28 Maj, 2014 08:04

Mbarëvajtja e sezonit turistik në qytetin e Vlorës ka qenë në fokus të një takimi të zhvilluar në prefekturë ku të pranishëm ishin drejtues vendorë të rrethit të Vlorës. Evidentimi i problemeve dhe hartimi i planeve për zgjidhjen tyre ishte kryefjalë e këtij takimi, ku prefektja Etjona Hoxha, renditi problemet në infrastrukture si më shqetësueset.

Kryebashkiaku, Shpëtim Gjika, ndërsa u zotua se institucioni që ai drejton po punon për zgjidhjen e këtyre probleme shpreh se bashkia ka marrë masa për ndalimin e qarkullimit në sheshin e flamurit dhe kthimin e tij në një pedonale.

KE monitoron ujin e plazheve Shqipëria e fundit në Europë.

Postuar në 27 Maj, 2014 16:16

Një raport i Agjencisë Europiane të Mjedisit ka përfshirë në studimin e saj për cilësinë e ujërave edhe Shqipërinë. Përveç raportit, ajo ka botuar një hartë të zonave me tregues të cilësisë. Ajo çka është për t’u përgëzuar është fakti që mbi 94 % e ujërave për larje në Europë plotësojnë standardet minimale të cilësisë.

Kryeson listën me ujin më të pastër në Europë, Qipro me cilësi 100%, më pas vijnë Luksenburgu, Malta, Kroacia dhe Greqia. Ndërsa shtetet me treguesit më të ulët të cilësisë janë Estonia, Holanda, Belgjika, Franca, Spanja dhe Irlanda.

Grabitet ish-drejtori i QSUT Ilir Dashi, tek Kodrat e Liqenit.

Postuar në 27 Maj, 2014 13:07

Ish-kreu i degës së Partisë “lëvizja Socialiste për Integrim” dhe ish-drejtor i QSUT, Ilir Dashi, është grabitur mbrëmjen e djeshme. Ngjarja ka ndodhur tek Kodrat e Liqenit Artificial në Tiranë, pranë Amfiteatrit. Dashi, i cili aktualisht është anëtar i këshillit drejtues të LSI, u sulmua nga dy persona me motor, të cilët i grabitën telefonin celular, “Samsung Galaxy”.
 

Berat,plagosen me thikë babë e bir nga fqinjët, arrestohen dy vëllezërit.

Postuar në 27 Maj, 2014 11:44

Babë e bir janë plagosur me thikë nga dy fqinjët e tyre pas një konflikti pronësie. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 të ditës së sotme, në fshatin Bilçë të rrethit të Beratit.
 
Feçor dhe Stiljano Kërkuta, përkatësisht 52 dhe 18-vjeç, pas një konflikti me fqinjët e tyre për kalimin e një traktori në tokën që ata kanë në pronësi, kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin.
 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara