Fier, atentat në aksin nacional Levan-Fier, plagoset 37 vjeçari.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orëve të vona të së enjtes në rrugën nacionale Levan-Fier, ku si pasojë e një atentati me armë zjarri, ka ngelur i plagosur shtetasi Petrit Muço. 37- vjeçari ka qënë duke udhëtuar me automjetin e tij tip Volkswagen “Golf” me targë AA 154 BX, kur persona ende të paidentifikuar i kanë bërë pritë, në afërsi të vendit të quajtur “Liqeni”.
I lënduari u dërgua menjëherë për në spital, ku dhe është futur menjëherë për në sallën e operacionit. Nga ekspertiza e mjekësore, mësohet se i plagosuri ka marrë një plumb në gjoks.
Forca të shumta policie mbërritën menjëherë në vendngjarje sapo janë lajmëruar dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e autorëve.
Add new comment