Arkiv-Lajme të përditësuara
Itali,gjenden 467 kg marijuanë në një gomone, vinte nga Shqipëria.
"Fluksi i marijuanës nga Shqipëria e cili arrin në brigjet pulieze është rritur”. Këtë e ka shprehur pak ditë më parë Cataldo Motta i ftuar në Tiranë, në konferencën e Prokurorëve kombëtare në luftën kundër krimit të organizuar.
Ersekë, turistja kanadeze tentohet të përdhunohet, te rezervuari!
Policia e qytetit jug-lindor, Ersekë, ka arrestuar Ervis Rakipin, pasi ka ngacmuar seksualish një turiste kanadeze me inicialet A.K.
Sipas policisë 19-vjeçarja kishte dalë e vetme në qytet, ndërsa është ngacmuar nga Ervis Rakipi.
Ngjarja ka ndodhur në periferi të Ersekes pranë një rezervuari.
Arrestimi i Rakipit u bë pas denoncimit të 19- vjeçares.
Pasi tentoi të djegë qelinë, Dritan Dajti godet gardistin e burgut 313.
Dritan Dajti i akuzuari nga Krimet e Rënda për vrasjen e 4 policëve të operacioneve speciale, ka tentuar të godasë një gardian në ambjentet e paraburgimit të sigurisë së lartë numër 313.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të shtunës, ndërsa është bërë publike vetëm këtë paradite.
Gardiani është sulmuar nga Dajti teksa kishte shkuar për të kryer një kontroll në qeli, ndërsa u desh ndërhyrja e gardianëve të tjerë për të vendosur në kontroll situatën.
Ngjarja ndodhi në të njëjtën qeli ku Dajti të enjten në mbrëmje dogji batanijet.
INUK nis aksionin për prishjen e shtëpive pa leje, reagojnë banorët
Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka nisur sot një aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje qytetin e Vlorës, aksion i cili do të përqëndrohet në zonën e Skelës si dhe përgjatë Ujit të Ftohtë.
Sipas INUK, do të prishen të gjitha banesat 1 katëshe, kioskat dhe lokalet të cilat janë pa leje në këtë zonë. Në këtë kuadër INUK pritet të prishë sot 13 objekte pa leje.
Librazhd, në kërkim 18 vjeçari goditi mësuesin se e ngeli në letërsi
Një 18 vjeçar nga Librazhdi është shpallur në kërkim nga policia pasi ka goditur mësuesin e tij, sepse e kishte ngelur në lëndën e letërsisë.
Ngjarja ka ndodhur në shkollën e mesme të qytetit të Librazhdit ku Olger Balliu nga komuna Orenjë e këtij qyteti ka goditur mësuesin e tij Lutfi Boboçi 57 vjeç nga Elbasani me të mësuar që ky i fundit e kishte ngelur të riun në lëndën e letërsisë.
Ish-nëpunësit, 13 ditë grevë urie, e akoma 'forcë' për të kërkuar punë!
Mbushet thuasje një javë nga ngritja e çadrave të “urisë” përbri Kryeministrisë të një grupi ish-nëpunësish të shkarkuar nga adminsitrata, të cilët në ditën e 13 të grevës së urisë ende kërkojnë ritkhimin në punë.
Ish-të përndjekurit bllokojnë derën e institutit të tyre,i quajti ish-SHIK-sa
Greva e ish-të përndjekurve politikë ndodhet sot në ditën e 6 të saj ku 14 prej tyre ndodhën në çadrën e urisë ndërsa 3 të tjerë ende në spital për trajtim mjekësor.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm grevistët kanë bllokuar derën e Institutit të ish-të përndjekurve për shkak se drejtori juridik i këtij instituti Orkid Spahiu ka etiketuar sipas tyre në media disa prej tyre si bashkëpunëtorë të ish-sigurimit të shtetit.
Tiranë, motori aksidenton makinën.
Një aksident me pasojë plagosjen e dy të rinjve ka ndodhur mbrëmjen e djeshme tek ish-Ekspozita në Tiranë ku një motorçikletë ka përplasur një makinë tip Benz.
Mësohet se si pasojë kanë mbetur të plagosur dy të rinjtë që po udhëtonin me motorçikletë, përkatësisht 18 dhe 30 vjeç, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën, ndërsa sipas policisë drejtuesi i motorçikletës ishte pa kokore.
Tiranë, kapet 57 vjeçari i dënuar me 10 vjet burgim për mashtrim
- Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme një 57 vjeçar, i shpallur në kërkim pasi ishte dënuar me 10 vjet burg në 2013 për mashtrim. Sipas policisë, në pranga të policisë ka rënë shtetasi Pandeli Cako, lindur dhe banues në Tiranë.
Arrestimi i tij është bërë në rrugën “Pandi Dardha” në Laprakë pas informacioneve të marra nga policia në rrugë operative.
Sipas njoftimit të policisë Cako ishte në kërkim, pasi ishte dënuar me 10 vjet me vedim të Gjykatës së Tiranës për veprën penale “Mashtrim”, vendim ky I lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit.
Ngritet flamuri serb në Tiranë, gjatë shenjtërimit të Katedrales ortodokse
Pranë Katedrales "Ngjallja e Krishtit" në Tiranë në ceremoninë e shenjtërimit të saj, janë parë edhe një grup të rinjsh serb të cilët kanë valëvitur lart flamurin e Serbisë duke nderuar me simbolet e tyre ardhjen e Klerikut Irenej.
Por nga ana tjetër nuk mungonin edhe qytetarë shqiptarë të cilët bënin thirrje që Kishës Ortodokse i duhet një Kryepeshkop shqiptar që lutjet t’i këndojë në gjuhën shqipe dhe jo në greqisht apo në gjuhë të tjera.