Arkiv-Lajme të përditësuara

“Gjykatat me 2 standarde”, pas inspektimeve, KLD 8 rekomandime

Postuar në 31 Maj, 2014 10:18

Këshilli i Lartë i Drejtësisë kërkon përmirësim në procedurat për shqyrtimin e kërkesave për mbrojtjen nga dhuna në familje. “Përmirësimi i situatës kërkon ndërhyrje ligjore dhe administrative.
 

Fier, intensifikohen aksionet antiduhan

Postuar në 31 Maj, 2014 10:16

Drejtoria e shëndetit dhe higjenës në rrethin e Fierit ka intensifikuar aksionet për evidentimin e lokaleve dhe institucioneve shtetërore që nuk respektojnë ligjin antiduhan.

Ky ligj i hyrë në fuqi prej kohësh nuk po gjen zbatim në terren, kryesisht në bare dhe lokale, por problematike mbetet situata edhe në institucione shtetërore.

Pavarësisht problematikës, drejtoria e shëndetit publik Fier nuk ka ndjenjur duarkryq, teksa janë marrë masa penalizuese karshi subjekteve që nuk respektojnë ligjin.

Komisioni, bëhen publike faktet për trafikun e drogës me avion.

Postuar në 31 Maj, 2014 04:50

Fakte të reja të pa publikuara asnjëherë më parë priten të dalin sot në dritë nga komisioni hetimor për drogën, i cili do të mblidhet në orën 11:00. Një gjë të tillë e ka paralajmëruar kryetarja e këtij komisioni Ermonela Felaj gjatë ditës së djeshme, por edhe kryeministri Edi Rama nga foltorja e Parlamentit.
 

Edhe Kurveleshi si Lazarati, në "mbrojtje" të drogës me armë!

Postuar në 31 Maj, 2014 04:04

Fshati i Lazaratit, duket se nuk është i vetmi që “mbron” drogën me kundërpërgjigje të forta ndaj policisë. Një e tillë ka ardhur edhe gjatë ditës së djeshme nga banorët e komunës së Kurveleshit në Tepelenë, ku aksioni i bluve për të asgjesuar parcelat me kanabis, ka hasur në rezistencë, me të shtëna me armë, thyerje të xhamave të makinave të policisë dhe bllokimin e rrugës.
 

Xhelati i Dibrës, "rrëfen" vrasjen e vajzës së tij shatzënë, sot në gjyq.

Postuar në 31 Maj, 2014 03:58

Doksan Dushku, burri i moshuar që mori përsipër krimin e rëndë dhe të paprecedent të vrasjes së të bijës, ka rrëfyer për policinë edhe personin, për të cilin ka dyshime se mund të ishte i ati i fëmijës së të bijës. Madje ai ka treguar edhe lidhjen miqësore që ka patur me personin, i cili sipas të dhënave i përket të njëjtit fshat. Policia mban sekret emrin e personit, ndërkohë që mësohet se orëve të vona të mbrëmjes së mërkurë edhe kryer edhe ceremonia mortore e vajzës 21vjeçe që u ekzekutua me 8 plumba nga babai i saj.

Avokati i Popullit konflikt interesi me gruan, hetim Igli Totozanit.

Postuar në 31 Maj, 2014 03:50

Një konflikt i mundshëm interesi në një marrëveshje bashkëpunimi mes institucionit të Avokatit të Popullit dhe një Organizate Jofitimpruresë që drejtohet nga Marta Onorato, gruaja e Igli Totozanit, ka vënë në lëvizje zyrën e ILDKP-së, e cila prej disa kohësh ka nisur verifikimet.

Sarandë, grabitet dhe dhunohet çifti i bashkëshortëve nga 4 persona.

Postuar në 31 Maj, 2014 03:46

Një çift bashkëshortësh është grabitur dhe dhunuar nga 4 persona të maskuar. Ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit Kujtim dhe Dallëndyshe Ruçi mesditën e djeshme, ndërsa është bërë e ditur vetëm sot nga ana e policisë.

Mësohet se çifti i dhunuar është shtruar në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm pas plagëve të marra nga 4 grabitësit.

Policia e Sarandës ka nisur hetimet për identifikim e autorëve, menjëherë pasi është vënë në dijeni të ngjarjes.

Librazhd, arrestohet 41-vjeçari Ilir Alliu u konfliktua me policinë.

Postuar në 30 Maj, 2014 15:12

Policia ka arrestuar Ilir Alliun, ish-futbollisti i Tiranës dhe ish-shefi i ekipit të Sopotit. 41-vjeçari Alliu pasi është konfliktuar me një punonjës policie. Ilir Alliu është konfliktuar me efektivin Shaban Belba, shkaqet janë të paqarta.
 
Në momentin e arrestimit ish-futbollisti ka bërë rezistencë ndaj policisë duke fyer dhe dhunuar grupin e shoqërimit.
 
Ilir Alliu do përballet me akuzën e kundërshtimit dhe goditje të efektivëve të policisë në krye të detyrës.

"Shpëtuam pensionet, pensionistët e rinj s'do merrnin asnjë qindarkë.

Postuar në 30 Maj, 2014 13:44

Kryeministri Rama e ka konsideruar sot si një hap shumë të madh, shpëtimin e skemës së sigurimeve shoqërore, që ishte në prag të falimentimit dhe brenda pak vitesh do linte pa asnjë qindarkë, pensionistët e ardhshëm.
Këtë “shpëtim” ai e konsideroi se u bë i mundur falë të qënit të hapur me Bankën Botërore, duke ia prezantuar rrezikun e falimentimit, pra, pa e fshehur atë aspak.

Fier, Inspektorati i Punës bllokon guroren,dje humbi jetën një person.

Postuar në 30 Maj, 2014 13:41

Inspektorati i Punës ka bllokuar punimet në guroren e fshatit Vranishtë të Fierit. Kontrolli i Inspektoratit të Punës është kryer pasi një ditë më parë humbi jetën një person. Leonidha Balili, babai i dy fëmijëve humbi jetën ditën e djeshme teksa ishte duke punuar në këtë gurore.

Vdekja e Balilit erdhi si pasojë e shkëputjes së një masivi dheu ndërsa Inspektorati i Punës ka inspektuar sot kantierin duke e bllokuar atë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara