Arkiv-Lajme të përditësuara

Lezhë, grabitet dhe dhunohet 70-vjeçarja,arrestohen 2 persona.

Postuar në 27 Maj, 2014 11:41

Tre persona të maskuar kanë hyrë gjatë natës në banesën e një 70-vjeçareje për ta grabitur. Ngjarja ka ndodhur fshatin Torovicë të Lezhës. Pasi 70-vjeçarja P.D ka vënë re se hajdutët kishin hyrë në shtëpi është ndaluar nga ata dhe është lidhur.

Tre personat e maskuar të cilët kanë hyrë në banesë i kanë grabitur 70-vjeçares bizhuteritë dhe sende të tjera me vlerë.

Pasi familjarë të tjerë kanë gjetur 70-vjeçaren të lidhur kanë njoftuar policinë, e cila nisi hetimet për identifikimin e autorëve. Mësohet se e moshuara P.D ka mbetur e dëmtuar në disa pjesë të trupit.

Murizi: Më hoqën për "ristrukturim" vetëm se isha një ish-i persekutuar.

Postuar në 27 Maj, 2014 11:38

Biznesmeni dhe avokati lushnjar Artan Murrizi ka deklaruar sot para medias, se shkarkimi i tij nga puna në Ministrinë e Drejtësisë me motivin “Ristrukturim” dhe kalimin në listën e pritjes,  ka vetëm një arsye, atë politike. Shkarkimi tregon se pushteti po zhvillon një luftë klasash, tha ai, pasi ka urrejtje ndaj shtresës së të ish-persekutuarve.
 
Në rrëfimin e tij për mediat, ulur në lulishten ku zhvillohet greva e urisë, Murizi bëri pyetjen:
 

Golem, INUK prish objektet pa leje vendoset eksploziv pallatit 9-katësh.

Postuar në 27 Maj, 2014 06:59

Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar gjatë një aksioni të zhvilluar sot në aksin rrugor Plepa-Lushnje ka prishur 14 kioska dhe 21 tezga, të cilat ishin pa dokumentacionin përkatës. Aksioni i zhvilluar sipas INUK ka pasur si synim lirimin e hapësirave publike.
 
Deri më tani nuk raportohen konflikte me pronarët  e këtyre objekteve pa leje gjatë aksionit për prishjen e tyre.
 

Reformat në Ushtri, Kodheli:Nuk i merren kompetencat Presidentit.

Postuar në 27 Maj, 2014 06:56

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka raportuar në Komisionin e Ligjeve për 3 projektligjet e mbrojtjes.

Lidhur me projektligjin për “Autoritetet dhe Pushtetet e Drejtimit e të Komandimit te Forcave te Armatosura” Kodheli është shprehur se “Nuk do t’i merren kompetenca presidentit, në asnjë rast. Ai do të ketë kompetencat që parashikon Kushtetuta.”

Sherr deputetësh, Strazimiri përplasje fizike me Prengën.

Postuar në 27 Maj, 2014 06:52

Debatet e forta politike mes palëve kundërshtate në Parlamentin e Shqipërisë duket se nuk mjaftojnë, dhe tashmë i kanë lënë vendin grushteve. Deputeti demokrat Gent Strazimiri dhe ai socialist Aramdno Prenga janë konlfikutuar me njëri-tjetrin në ambjentet e koridorit të Kryesisë së Kuvendit ku zhvilloheshin komisionet parlamentare. 

Sarandë, zbresin 100 turistët e parë suedezë, rezervimet vazhdojnë

Postuar në 26 Maj, 2014 15:02

Në terminalin e portit të Sarandës ka mbërritur grupi i parë i turistëve suedezë, që këtë verë do të jenë me fluks të shtuar për të pushuar në brigjet e Sarandës.

Mbërritja e tyre në Sarandë u realizua pas fluturimit me avionë charter të linjës Stokholm - Korfuz; në Korfuz ata kanë qëndruar vetëm pak minuta, pasi destinacioni i tyre turistik eshte Saranda. 

Euralius: Drejtësia shqiptare në 4 vjet asnjë përmirësim

Postuar në 26 Maj, 2014 15:01

Ish-drejtuesi i misionit të BE për Drejtësinë në Shqipëri, Joaquin Urias ka komentuar çështjen e drejtësisë shqiptare, reformat dhe luftën ndaj korrupsionit në një intervistë për "Zërin e Amerikës". Sipas Urias. “Situata në drejtësinë shqiptare është shumë e keqe. Korrupsioni problemi kryesor”. Më tej Ish-drejtuesi i misionit të BE për Drejtësinë në Shqipëri sqaron se ku duhet ndërhyrë dhe pse reformat bëhen të paplota.

Kontrollet për kanabis nga ajri, nesër mbërrin avioni italian në Shqipëri

Postuar në 26 Maj, 2014 14:59

Nesër pritet të mbërrijë në Tiranë avioni italian, nëpërmjet të cilit do të ushtrohen kontrolle nga ajri për evidentimin e parcelave të mbjella me kanabis. Tashmë janë firmosur lejet e fluturimeve, ndërsa pritet që nesër të mbërrijnë gjithashtu edhe pajisjet.
 
Në sajë të një marrëveshje të Policisë së Shtetit shqiptar me policisë italiane, kontrollet nga ajri për kanabis do të kryhen me avionë të Guardia di Finanza.
 
Marrëveshja për kontrollet nga ajri me avionë italianë u bë publike të premten e shkuar. 

Francë, kapen me 5.5 kg heroinë në pranga dy vëllezërit shqiptarë.

Postuar në 26 Maj, 2014 11:24

Dy vëllezër shqiptarë 21 dhe 27 vjeç janë arrestuar në Francë, pasi u është gjetur një sasi heroine prej 5.5 kg heroinë e paketuar për shitje. Kjo është sasia më e madhe e drogës e kapur nga policia e Gjenevës javën e kaluar. Mbrëmjen e 22 majit, inspektorët e policisë vunë re një person të dyshimtë në rrugën “Bois-de-la-Chapelle” në Onex. Ata vendosën ta ndjekin, por sapo ka pikasur forcat e policisë, i riu shqiptar ka nxituar të largohet. Por vetëm disa minuta më pas 21-vjeçari është kapur nga policia dhe në çantë i janë gjetur 365.5 gramë heroinë e paketuar për shitje.
 

Regjistrimi i numrave celularë AKEP:Objektivat janë përmbushur.

Postuar në 26 Maj, 2014 11:21

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare njofton se në përfundim të afatit të procesit te regjistrimit individual të çdo pajtimtari të shërbimit celular objektivat kryesore të këtij procesi janë përmbushur.
 
Përfundimi i AKEP mbështetet në informacionet e marra nga operatorët celularë, si dhe  verifikimet e kryera nga inspektorët e AKEP në terren.
 
Kështu është vërejtur se numri i të regjistruarve për këtë periudhë ka shkuar deri në 10% të pajtimtarëve të sipërmarrësve duke regjistruar deri në qindra brenda një dite.  
 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara