Adriano Celentano i bën italianët ta mbajnë në gojë; në të gjitha mënyrat

Adriano Celentano i ka kapur në befasi të gjithë ata, që kanë ngritur këto ditë një zhurmë të madhe mbi honoraret e majme që ka kërkuar në këmbim të pjesëmarrjes në Festivalin e Sanremo-s. “350 mijë euro për një mbrëmje”, kjo është shuma, për të cilën është rënë dakord dhe nga RAI. Është rënë dakord gjithashtu, që ai të vendosë vetë se në sa mbrëmje do të marrë pjesë, dhe shuma, kuptohet, do të jetë 350 mijë shumëzim për numrin e netëve. “Kërkesa të tilla nuk e nderojnë artistin e madh Celentano në këto kohë krize” – ky ka qenë thelbi i mesazheve të një numri njerëzish, përfshirë disa politikanë, për të cilët, drejtuesi i Sanremo-s, Gianni Morandi, thotë se “e përmendin Celentano-n, pasi kështu kanë rast të dalin në lajme”.
Thamë se Celentano i ka kapur në befasi. Në ç’mënyrë? Sot ai ka njoftuar se të gjitha paratë, që do t’i jepen prej RAI-t, do të shkojnë për bamirësi. Destinacioni do të jetë një spital, dhe një numër bashkish, të cilat kanë bërë gati, tanimë, një listë me familje në nevojë, që do të përfitojnë nga ky “operacion financiar i papritur”.
Re.Pu.
Comments
Legjende e gjalle je. Duke
Legjende e gjalle je. Duke pare italianet ti nuk ngjan fare me ta
Eshte i madh Celentano!

Eshte i madh Celentano!

Pa kuptim me duket. Sanremo

Pa kuptim me duket. Sanremo financohet nga shteti dhe organizohet me parate e taksapagueseve. I bie qe parate t'ia marresh taksapagueseve dhe t'ua kthesh po atyre nen petkun e bamiresise. Pse t'i biesh kaq gjate? Shko i ftuar pa para dhe pike, i kursen Italise kete shume te majme.

Ato para se gjithash,jane

Ato para se gjithash,jane para nga sponsore,qe aq me teper terheq ai emer,pra nuk jane para populli.

Ju a merr mendja ta bej nje

Ju a merr mendja ta bej nje artist shqiptar kete?

"Adriano Celentano i ben

"Adriano Celentano i ben italianet ta mbajne ne goje;ne te gjitha menyrat".

Nuk me duket se shqipetaret shprehen keshtu;ndoshta e kam gabim ,gjuha evoluon.

nuk eshte pune gjuhe, eshte

nuk eshte pune gjuhe, eshte lapsus qe vjen nga gjith naten pa gjume duke pa llapskij program

U dogjem per nje shembull te

U dogjem per nje shembull te mire, per nje filantropi, aq sa sjellja normale e Ina Rames na duket heroizem.

Add new comment