Vrasësi ynë
Izraelit i pëlqen të përkëdhelet në kujtimet e tij të përgjakshme – si vramë, si eliminuam, si ekzekutuam, çfarë heronjsh kemi qenë. Çdo i ashtuquajtur dokumentar, që nuk është gjë tjetër veç propagandë pro vrasjes, ngre në qiell heroizmin e Izraelit, përherë duke adhuruar, përherë duke admiruar herozimat e vrasësve të dërguar, me një shikim dinak, me nënqeshje, pa pyetur, pa ngritur dyshime, pa një debat serioz.
Nuk ka shumë vende që dërgojnë njësi ekzekutimi për armiqtë e vet, që vriten duke fjetur, në sytë e grave dhe fëmijëve të tyre, pa folur për mburrjen, për nxitimin për t’ua treguar miqve të tyre, siç e do edhe shakaja hebreje, madje duke i kthyer këto vrasje në një vlerë pozitive teksa media i celebron ato. Izraeli vret dhe mediat mrekullohen.
Edhe sikur të ishte e mundshme që në një farë mënyre të kuptoheshin motivimet apo edhe justifikimi për vrasjet dhe objektivat e tyre – që nuk kanë qenë kurrë veçanërisht të mençura – t’i shndërrosh ato në sjellje ekzemplare, është diçka e pamendueshme. Ndoshta është një domosdoshmëri e pashmangshme – shumë e dyshimtë kjo – por një burim krenarie? Argëtim për masat? Vrasja si argëtim?
Në vend se vrasësit të turpërohen për veprimet e tyre dhe ndoshta të shprehin keqardhje dikur, ata janë heronjtë e kohës sonë. Kështu, javën e shkuar televizioni publik Kan, transmetoi një film mbi një plan për eliminimin e të gjithë lidershipit të Hamasit në Rripin e Gazës, që fatmirësisht nuk u realizua(Operacioni Mbledhja e Anemonës dhe përshkruhej si “ëndrra e çdo agjenti”). Tani Kanali 13 po transmeton serialin “Reshimat HIsul”(“Lista e eliminimit”), një tjetër serial ekzemplar që vëzhgon vrasjet e Izraelit dhe i ngre në qiell ekzekutorët e tyre.
Episodi i kësaj jave trajtonte vrasjen e lavdishme të Khalil al Wazir, i njohur si Abu Jihad, eliminimi heroik i të cilit në Tunizi në vitin 1988 ka qenë subjekt i revistës televizive investigative “Uvda”. Çdo serial dokumentarësh në Izrael që meriton vëmendje duhet të ketë të paktën një vrasje në sezon.
Formula në fjalë është groteske. Këta dokumetarë shkruhen si thriller popullorë, me një sfond muzikor të përshtatshëm dhe rindërtime ngjarjesh. Por mesazhi është tmerrues: mes nesh qarkullojnë vrasës, disa prej tyre janë liderë kombëtarë; jo vetëm që konsiderohen heronj, por disa vlerësohen si politikanët më të moralshëm dhe etikë. Merrni p.sh Moshe Ya’alon-in, emri i mesëm i të cilit do të thotë Ndershmëri. Ai ka edhe një test të fundit, siç tha në filmin për vrasjen e Abu Jihdait, “testin e vështrimit në pasqyrë”. Me të vërtetë që mund të quhet z. Moral.
Nëse Ya’alon mund ta shohë veten në pasqyrë pas një vrasjeje, kjo është shenjë se vrasja nuk ishte një vrasje. Paska lindur një test i ri në teorinë e etikës!
Mendimtari Ya’alon ka po ashtu një filozofi: “Në filozofinë time nuk ka ndonjë mision të pamundur”, ka thënë një nga shpresat më të mëdha të Kahol Lavan(aleancë e qendrës liberale) duke nxjerrë nga goja një tjetër klishe. Çdo gjë është e mundur, përfshirë eliminimin idiotesk në Tunizi të një njeriu që mund të bëhej një partner për paqen.
Janë edhe dy aspekte të përbashkëta të gjithë këtyre historive heroike: Vrasësit pothuajse gjithnjë i kanë duart me më shumë gjak sesa të vrarët, përfshirë gjakun e të pafajshmëve; të vrarët janë zëvendësuar gjithnjë nga njerëz më ekstremistë dhe të rrezikshëm. Nuk ka patur asnjëherë ndonjë vrasje që të ketë çuar në dorëzimin e të gjithë popullit. Nuk kanë për t’ua thënë asnjëherë një gjë të tillë në këto raportime të përflakura.
“Një qitje me një 22(kalibër) dhe roja ishte i vdekur” – duartrokitje. “Nëse do të kishte qëlluar vajzën(vajzën e Abu Jihad-it) do ta kishte përjetuar shumë keq” – sa të moralshëm që jemi! Dhe e vërteta lakuriqe: “Në fund je i kënaqur se ke vrarë dikë”
Në një pikë të caktuar ata peshuan mendimin për të vrarë edhe komshiun, Abu Mazen; “Dy zogj me një gur, por jo çdo Abu vlen njësoj”, të thotë zëri i arsyes dhe kështu jeta e Mahmoud Abbas-it, sot presidenti palestinez, shpëtoi. Nëse ai, lideri me moderacion të sikletshëm, të ishte vrarë atëherë, do të konsiderohej po ashtu një sukses i pabesueshëm për shërbimet izraelite, njësoj si vrasja e fqinjit të tij në plazhin e Tunisit.
Vazhdoni të na rrëfeni për më shumë vrasje. Ato thonë kaq shumë për ne!
Burimi: Haaretz
Përkthimi: ResPublica
Comments
Ja pra....
Ja pra qe Hitleri nuk i paska pasur te gjitha gabim, tek - tuk ndonje te mire dhe e paska bere.
Per qyqarin respublican
Sikur ta dinte Hitleri qe do kishte nje portal si Respublica mbas shume vitesh, do i kish lene ndonje trashegimi te majme....
Te fala Putinit o Goebbels i koheve moderne...
Nje nga te rallet autore
Nje nga te rallet autore Izraelite normal nga trute e kokes.
Add new comment