heronjte
Heronj mediatikë
E njëjta teknikë propagandistike, i njëjti mekanizëm manipulativ. Revista “Time” vendos në kopertinën e vet gjeneralin ukrainas Valeriy Zaluzhny të cilit i bën një profil të dedikuar prej heroi. Përmes një interviste të parë, revista e vendos kreun e Shtabit ukrainas në listën e preferencës, teksa bën edhe paralajmërimin:
Sëmundja nuk ka filluar, këtu po shpallen heronjtë
Shqipëria ndodhet në prag epidemie, pra ende jo në epidemi. Deri më tani ka vetëm 33 raste të konfirmuar se janë prekur nga CoVid19 dhe janë kryer disa qindra teste. Vendi është në karantinë, ndonëse me vonesë, por po aplikon kufizimin masiv të lëvizjeve dhe kontakteve me shpresën se virusi do të kontrollohet.
Vrasësi ynë
Izraelit i pëlqen të përkëdhelet në kujtimet e tij të përgjakshme – si vramë, si eliminuam, si ekzekutuam, çfarë heronjsh kemi qenë. Çdo i ashtuquajtur dokumentar, që nuk është gjë tjetër veç propagandë pro vrasjes, ngre në qiell heroizmin e Izraelit, përherë duke adhuruar, përherë duke admiruar herozimat e vrasësve të dërguar, me një shikim dinak, me nënqeshje, pa pyetur, pa ngritur dyshime, pa një debat serioz.
Heronjtë po i nxjerrin nga kazani
Tri ditë zgjat çudia. Edhe kur vjen nga natyra. Tërmeti po na mëson me pafuqinë tonë, po zbulon paaftësinë tonë në vendosjen e rregullit dhe përgjegjshmërisë, si dhe po dikton lëvizjet njerëzore të solidaritetit.
Për disa të tjerë tërmeti ka prodhuar heronj. E nisi kryeministri që sevdalliset me veten në Facebook kur pyeste në mënyrë konkluduese: kjo mund të ishte foto e ditës. Ose kur shpallte: heroi i sotshëm është një zjarrfikës nga Vlora.
"Heronjtë" janë vetëm të Partisë Socialiste. Edhe konstantet erionike
Siç mund edhe të pritej për fotografitë e “200 petritëve në Bulevard” ka folur edhe deputeti socialist Spartak Braho. Ka folur në gazetën “Dita” dhe për ata që kanë ndjekur “debatin” gego- katoliko-komunist për këtë çështje mund të lexojnë që në përgjigjen e parë të intervistës këtë shkretëtirë verbale:
Kosova i kërkon heronjtë Shqipërisë
Kosova kërkon nga Shqipëria eshtrat e heronjve të saj. Në 85 vjetorin e vdekjes së Hasan Prishtinës, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli i është drejtuar me një letër Tiranës zyrtare ku kërkon që Hasan Prishtina tyë rivarroset pranë Ibrahim Rugovës dhe Adem Demaçit. Veseli thotë se marrja e heronjve të saj është e rëndësishme për memorien dhe identitetin shtetëror të Kosovës
Më poshtë postimi i Veselit:
Në 85 vjetorin e vdekjes kujtojmë Hasan Prishtinën, heroin e madh të Pavarësisë së Shqipërisë dhe themeluesin e Lëvizjes Kombëtare për çlirimin e Kosovës.