Pa zgjerimin e NATO-s lufta e Ukrainës do ndodhte më herët
Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, ka hedhur poshtë mendimin e qarkulluar së fundmi se një ndër shkaqet e luftës aktuale në Ukrainë është zgjerimi i NATO-s gjatë kohës kur ai ishte në pushtet.
Mendoj se bëmë gjënë e duhur në kohën e duhur. Dhe nëse nuk do ta bënim, kjo krizë mund të kishte ndodhur më herët
tha Clinton në një intervistë për Fareed Zakaria.
Sipas tij, Aleanca dhe ShBA asnjëherë nuk kanë patur synim të kërcënojnë Rusinë dhe se kombet e Europës Lindore kanë të drejtën të jetojnë të sigurtë pas dekadash dominimi rus.
Kur bëra atë që bëra, i ofrova Rusisë jo vetëm partneritet të veçantë me NATO-n por edhe perspektivën e anëtarësimit eventual në Aleancë, duke argumentuar se problemet më të mëdha tonat të së ardhmes do të vijnë nga aktorë jo shtetërorë apo shtete autoritare që shesin dispozitiv kimik, biologjik dhe bërthamor grupeve terroriste
ka shtuar ai.
Akuza ndaj tij lidhet me faktin se gjatë presidencës Clinton, Republika Çeke, Hungaria dhe Polonia u anëtarësuan në NATO pasuar në vitin 2004 nga Bullgaria, Estonia, Letonia, Lituania, Rumania, Sllovakia dhe Sllovenia.
Add new comment