konfliktet
Lufta më e hershme, një konflikt i përsëritur në Sudanin jugor 13 400 vjet më parë
Një ekzaminim i mbetjeve në një varrezë në bregun lindor të lumit Nil në Sudanin verior hedh dritë mbi realitetin e 13 400 viteve më parë. Varreza Jebel Sahaba, ndër më të vjetrat në botë, e gërmuar në vitet 1960, jep të dhëna mbi luftërat e përgjakshme parahistorike. Nga mbetjet skeletore të 61 burrave, grave dhe fëmijëve, të paktën 41 kishin shenja të paktën dëmtimi, kryesisht nga shigjetat. Disa prej tyre kishin plagë të shëruara, gjë që tregon se i kishin mbijetuar një lufte për të vdekur në një tjetër.
“Nuk mund të zgjidhim të gjitha konfliktet e botës”
Riaktivizimi i konfliktit Izrael-Palestinë u ka shtuar një dhimbje koke fuqive të mëdha botërore. Kancelarja gjermane thotë se pavarësisht përpjekjeve për arritjen e paqes, Gjermania nuk mund të gjithë të gjitha konfliktet.
250 mijë fëmijë, ushtarë në konfliktet e armatosura
Dhjetëra mijëra fëmijë vazhdojnë të të marrin pjesë si ushtarë në konfliktet e armatosura në mbarë botën. OKB thotë se në vendet si Sudani i Jugut, Republika e Afrikës Qendrore, RD e Kongo, Somalia, Siria, Jemeni ... fëmijët rekrutohen shpesh nga palët ndërluftuese. Ndërsa në Afganistan, Mali, e Mianmar djemtë dhe vajzat janë përdorur si ushtarë ndihmës për grupet e armatosura.
Kur nuk angazhohen në luftime, fëmijë detyrohen të gatuajnë apo të mbledhin dru zjarri. Shpesh vajzat "martohen" me luftëtarët, ndërsa shumë prej tyre abuzohen seksualisht.
Ish-presidenti kroat Josipoviç: I druhem zhvillimit të modelit sirian në Ballkan
Ish-presidenti kroat, Ivo Josipoviç, ka dhënë dje një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve “B92” në kuadër të vizitës së tij në Beograd për një akivitet artistic. Josipoviç flet gjerësisht për raportet mes dy vendeve, për Ballkanin dhe për nevojën e integrimit. Sipas tij në Europë ka disa politikanë që janë lodhur nga Ballkani, nga nacionalizimi i tij i zhurmshëm, nga korrupsioni, antagonizmi dhe loja me reformat.
Europa është fuçi baruti, Ballkani është fitili. Nuk ka një rrezik rus për rajonin…
Nuk është Ballkani fuçi baruti, por Europa. Ballkani është fitili dhe gjenerues i disa konflikteve që nuk mund të izolohen. Ky është mendimi i ekspertit Norbert Mappes-Diediek, i cili në një intervistë për agjencinë gjermane “Deutsche Welle”, thotë se Europa nuk duhet të largohet nga ky rajon.
Merkel: Ballkani ende në presionin e konflikteve të mundshme ushtarake
Gjermania vlerëson se Ballkani ndodhet ende në buzë të konflikteve të armatosura. Në një fjalim të vetin me përfaqësues të partisë së vet, CDU, kancelarja gjermane Angela Merkel, ka deklaruar se mbyllja e rrugëve për lëvizjene ballkanasve mund të çojë në konflikte të armatosura. “Mbyllja e kufijve do të shkaktonte kritika dhe grindje mes vendeve të ndryshme. Nuk dua që atje sërish të jenë të domosdoshme ndërhyrjet ushtarake", theksoi Merkel.