Ish-presidenti kroat Josipoviç: I druhem zhvillimit të modelit sirian në Ballkan
Ish-presidenti kroat, Ivo Josipoviç, ka dhënë dje një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve “B92” në kuadër të vizitës së tij në Beograd për një akivitet artistic. Josipoviç flet gjerësisht për raportet mes dy vendeve, për Ballkanin dhe për nevojën e integrimit. Sipas tij në Europë ka disa politikanë që janë lodhur nga Ballkani, nga nacionalizimi i tij i zhurmshëm, nga korrupsioni, antagonizmi dhe loja me reformat.
I pyetur rreth pikave të nxehta, si Maqedonia dhe Kosova dhe deklaratat për Shqipërinë e Madhe, të para nga optika e shqetësimit serb, Josipoviç, ka komentuar se paralajmërimet e disa analistëve se Ballkani mund të dalë jashtë kontrollit, janë reale dhe me bazë.
“Mungesa e stabilitett dhe idetë që e inkurajojnë atë, është i dukshëm në shumë vende. Personalisht, më shumë i druhem atij reaksioni që unë e quaj “zhvendosja e Sirisë në Ballkan”. Gjithësesi shpresoj se do të ketë aq mençuri për të shmangur ndonjë skenar në të cilën rajoni si I tillë do të përjetonte sërish konflikte të armatosura dhe dhunë”, shprehet ai.
http://www.b92.net/eng/insight/interviews.php?yyyy=2017&mm=06&dd=05&nav_...
Add new comment