Merkel: Ballkani ende në presionin e konflikteve të mundshme ushtarake

Postuar në 03 Nëntor, 2015 14:05

Gjermania vlerëson se Ballkani ndodhet ende në buzë të konflikteve të armatosura. Në një fjalim të vetin me përfaqësues të partisë së vet, CDU, kancelarja gjermane Angela Merkel, ka deklaruar se mbyllja e rrugëve për lëvizjene ballkanasve mund të çojë  në konflikte të armatosura. “Mbyllja e kufijve do të shkaktonte kritika dhe grindje mes vendeve të ndryshme. Nuk dua që atje sërish të jenë të domosdoshme ndërhyrjet ushtarake", theksoi Merkel. Nuk ka ndonjë adresim konkret se kush janë shtetet që rrezikojnë nga konflikti, por hamendësimi i parë na çon në Maqedoni dhe në Serbinë Jugore apo Republikën Srpska. Gjithsesi jo e fundit nuk është e prekur nga vala migratore kështu që mbajtja e hapur nga Gjermania nuk afekton në këtë drejtim. Së fundmi Merkel është vënë në qendër të kritikave në Gjermani për politikën e azilit dhe imigracionit dhe ndoshta nxjerrja e kartës së luftës në Ballkan është një arsyetim që këto kritika të ulen disi. Po kështu ajo është shprehur kundër ndërtimit të mureve.  

http://www.dw.com/sq/mbyllja-e-kufirit-mund-të-tendosë-gjendjen-në-ballkan/a-18823038

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.