kontrabanda

Si u përfshi qeveria belge në kontrabandën e emigrantëve

Postuar në 14 Janar, 2021 14:26

Një anëtar i këshillit bashkiak të Mechelen-it në Belgjikë u dënua me 8 vjet burg për kontrabandë njerëzore. Melikan Kucam vjen nga radhët e partisë nacionaliste, New Flemish Alliance (NVA). Në vitin 2015, atij iu dha  e drejta nga sekretari i atëhershëm shtetëror belg për azil dhe migrim, Theo Francken (gjithashtu i NVA) për të përpiluar listat e të krishterëve sirianë.

Karvanët e kontrabandës së naftës

Postuar në 19 Nëntor, 2017 19:33

Pamjet e mëposhtme paraqesin një copëz nga kontrabanda e naftës mes Iranit dhe Pakistanit që zhvillohet në kushte të vështira dhe me mjete gjithëfarëshe. Kontrabanda ushqehet nga disa faktorë. Së pari është fitimi, sa kohë që në Iran nafta shitet me 34 cent, kurse në Pakistan me 3 dollarë. Provincat e Sistanit dhe Blauchestanit janë të përfshira gjerësisht në këtë aktivitet.

Akuzat për lidhje me ISIS – False. CIA i kërkon falje Ankarasë zyrtare

Postuar në 19 Dhjetor, 2016 12:09

Shërbimi sekret amerikan – CIA – ka kërkuar falje me shkrim ndaj Turqisë për “deklarimet false” sipas të cilave Ankaraja zyrtare ishte e implikuar në kontrabandën e naftës me ISIS. Lajmi publikohet nga “Daily Sabah” e cila referon burime diplomatike turke. Sipas gazetës CIA dhe sekretari i Departamentit të Shtetit, John Kerry, i kanë kërkuar falje Turqisë, pas një raporti që kjo e fundit ka prezantuar përmes të cilit provonte se akuzat për përfshirje në lidhje kontrabande me ISIS, ishin të pabaza.

Kontrabanda e naftës me anijet e peshkimit, Crown Agents zbulon skemën

Postuar në 15 Shkurt, 2016 10:51

Ekspertët e Crown Agents vitin që shkoi kryen një kontroll mbi veprimtarinë e flotës së anijeve shqiptare të peshkimit nga ku rezultoi se këto anije përdoreshin për importimin e sasive të mëdha të karburantit ‘duty free’ të ardhur nga portet e Italisë, Malit të Zi dhe Greqisë.

Të dhënat e marra nga Porti i Durrësit, Vlorës, Shëngjinit dhe Sarandës treguan që në periudhën 1 janar – 12 mars 2015, kishin hyrë rreth 2 milionë litra karburant ‘duty free’, ku çmimi i blerjes së karburantit ishte shumë herë më i ulët se sa ai i marrë prej burimeve të ligjshme shqiptare.

Ku është problemi i doganave, te Crown Agents apo te sabotimi me urdhër të eprorëve shqiptarë?

Postuar në 05 Nëntor, 2015 12:33

Doganat shënuan këtë muaj një tjetër mosrealizim plani. Drejtoresha Pranvera Fago deklaroi sot se janë disa faktorë që kanë ndikuar në mosrealizimin e të ardhurave, duke veçuar çmimin e naftës në bursa dhe rentën minerare. Ajo shtoi se janë disa kompani që po hetohen për kontrabandë dhe i bëri thirrje biznesit të denoncojë rastet kur i kërkohet rryshfet.

Është hera e parë që drejtues të doganave i lënë shteg interpretimit se në dogana po kryhet korrupsion dhe evazion fiskal veç justifikimeve për çmimet në bursa dhe rritjes së prodhimit të naftës vendase.

Sa ka ra pazari! Nga liqeni i Shkodrës dikur kontrabandoheshin naftë dhe armë, tani llampa inkandeshente…

Postuar në 13 Tetor, 2015 15:02

Majko flet për ilaçet dhe karburantet: Po bëhet nami me kontrabandë

Postuar në 08 Tetor, 2015 08:42

Ish­kryeministri, Pandeli Majko, ka deklaruar dje gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve se në Shqipëri po bëhet nami me kontrabandën e ilaçeve dhe të naftës. “Panorama” raporton se Majko në fjalën e tij ka sulmuar indirekt institucionet doganore dhe tatimore, duke thënë se po lejojnë futjen në vendin tonë të barnave kontrabandë, dhe se ndryshimet synojnë që t’i fusin në burg abuzuesit.

Subscribe to RSS - kontrabanda