Ku është problemi i doganave, te Crown Agents apo te sabotimi me urdhër të eprorëve shqiptarë?

Postuar në 05 Nëntor, 2015 12:33

Doganat shënuan këtë muaj një tjetër mosrealizim plani. Drejtoresha Pranvera Fago deklaroi sot se janë disa faktorë që kanë ndikuar në mosrealizimin e të ardhurave, duke veçuar çmimin e naftës në bursa dhe rentën minerare. Ajo shtoi se janë disa kompani që po hetohen për kontrabandë dhe i bëri thirrje biznesit të denoncojë rastet kur i kërkohet rryshfet.

Është hera e parë që drejtues të doganave i lënë shteg interpretimit se në dogana po kryhet korrupsion dhe evazion fiskal veç justifikimeve për çmimet në bursa dhe rritjes së prodhimit të naftës vendase.

Edhe asistenca e britanikëve të Crown Agents duket se nuk ka qenë as e informuar dhe as e pregatitur për  skemën që funksionon në piramidën shqiptare të doganave. Këtë pretendon edhe një ish-inspektor sektorit të antikontrabandës që thotë se britanikëve u sabotohej puna. Duke folur për Opinion.al ai zbulon se ka një raport të Crown Agents që i ka shkuar në dorë kryeministrit Rama me të gjitha problematikat.

“Unë nuk e disponoj atë dokument që i ka shkuar Kryeminsitrit, ku janë të shënuar emrat dhe problematika e doganave. Raport afërsisht në muajt tetor apo nëntor të 2014”.

-Ju thoni se keni këtë raport, por a keni dijeni se cfarë përmabn raporti?

“Sabotohej në aktkontrollet që bënin. Një rast flagrant është në terminalin e Tiranës, që ishte ditë e shtunë dhe Crown Agents do të kontrollonte një kontenier ditën e hënë sepse të shtunën mbyllej më shpejt puna dhe të dielën ishte pushim. Dhe të hënën kur erdhen anglezët kontenieri kishte mbaruar kontrollin dhe kishte dalë, se kush e kishte bërë kontrollin nuk u mor vesh. Dhe ky është një rast për të cilin është vënë në dijeni edhe kryeminsitri sepse i ka shkuar raporti nga britanikët.

Doganieret shqiptarë u hidhnin britanikëve?

“Normal, kjo ishte detyrë që drejtuesit u linin..-shprehet ish-isnpektori.

Kjo dëshmi mund të shpjegojë edhe dështimin e Crëon Agents në Shqipëri dhe të rrëzojë çdo alibi për revoolucion dhe rilindje të doganave nga njerëz që vazhdojnë të kryejnë të njëjtën detyrë të rrjepin dhe zhvasin sa të mundin nga arka e shtetit.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.