kolaudimi
Kolaudimi i automjeteve drejt liberalizimit
Kompania që ofron shërbimin e kolaudimit në Shqipëri funksionon në kushtet e monopolit që prej vitit 2009. Ky shërbim u dha me koncension për një periudhë 10-vjeçare, afati i së cilës pritej të përfundonte në datën 3 shtator të vitit të kaluar, por u shty edhe për një periudhë 1 vit e 4 muaj, pra deri në fund të vitit 2020. Blendi Gonxhja, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor thotë se është duke u hartuar drafti për liberalizimin e këtij shërbimi.
Ministria e Transporteve mohon rritjen e tarifave për kolaudimin: Kërkesa e konçesionarit u gjykua e parakohshme
Një ditë më parë në media qarkulloi lajmi se konçesionari i kolaudimit të automjeteve, SGS, do të rriste tarifat nga muaji shtator. Lidhur me këtë reagoi edhe Autoriteti i Konkurencës që kërkonte analizë kostosh mbi këtë kërkesë. Pra informacioni ka qarkulluar në rrugë zyrtare(http://www.mapo.al/2016/06/kontrolli-teknik-sgs-pritet-te-rrise-tarifat-ne-shtator-konkurrenca-te-jape-llogari-per-arsyet/1).
Konçesionari i kolaudimit të automjeteve kërkon rritje të tarifave
Më 13 Maj, kompania “SGS”, e cila ka koncesionin e kolaudimit të automjeteve dorëzoi një kërkesë për të rishikuar tarifat e kontrollit me rritje në masën 6.7 % ose rreth 200 lekë. Sipas kompanisë kjo do të pasqyronte në çmim normën e inflacionit, raporton Monitor. Ministria e Transportit pas kësaj kërkese ngriti menjëherë një grup pune i cili shqyrtoi kërkesën e “SGS”. Grupi i punës e vlerësoi si të parakohshme këtë kërkesë, pasi kontrata parashikon që disktuimi të bëhet në shtator.
"Tv Klan" bën kronikë për kolaudimet dhe ministri vrapon "për një inspektim të papritur"
Që Shqipëria është një shtet kartoni, kjo dihet fare mirë. Por mënyra sesi kjo fatkeqësi verifikohet në përditësi, i shton dozën këtij perceptimi që po i bën shumë shqiptarë të ikin nga sytë këmbët. Sot Ministria e Transporteve, që drejtohet nga pëefaqësuesi i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Edmond Haxhinasto, njofton se ky i fundit ka bërë një inspektim të papritur në Prezë të Tiranës, aty ku ushtron aktivitetin konçesionari i kolaudimit. çfarë thotë njoftimi?
Kolaudimi, radha blihet 50 mijë lekë te konçesionari në Shkodër (Video)
4 ditë në pritje dhe 50 mijë lekë për të blerë radhën në shërbimin e kolaudimit të makinave në Shkodër. Top Channel raporton se për këtë arsye drejtuesve të automjeteve në Shkodër bllokuan një ditë më parë edhe rrugën nacionale Shkodër-Hani i Hotit por u hoqën me forcë prej për shkak të kalimit të eksortës së kryeministrit.
Pasi sistemuan kolaudimin, tani edhe lejet e qarkullimit jepen me koncesion
Edhe një koncesion tjetër. Kësaj radhe bëhet fjalë për lejet e qarkullimit, të cilat që këtej e tutje parashikohen që t’i jepen me koncesion një kompanie private. Dhe ky konçesion rregullohet me një ndryshim të miratuar dje në mbledhje qeverie, në “Vendimin nr.153, datë 7.4.2000, të këshillit të ministrave, “Për miratimin e rregullores për zbatimin e kodit rrugor të republikës së shqipërisë”, të ndryshuar”.