Ministria e Transporteve mohon rritjen e tarifave për kolaudimin: Kërkesa e konçesionarit u gjykua e parakohshme

Postuar në 10 Qershor, 2016 16:49

Një ditë më parë në media qarkulloi lajmi se konçesionari i kolaudimit të automjeteve, SGS, do të rriste tarifat nga muaji shtator. Lidhur me këtë reagoi edhe Autoriteti i Konkurencës që kërkonte analizë kostosh mbi këtë kërkesë. Pra informacioni ka qarkulluar në rrugë zyrtare(http://www.mapo.al/2016/06/kontrolli-teknik-sgs-pritet-te-rrise-tarifat-ne-shtator-konkurrenca-te-jape-llogari-per-arsyet/1).

Por me anë të një njoftimi për shtyp, Ministria e Transporteve sqaron se kërkesa e konçesionarit nuk është miratuar, pasi është vlerësuar si e parakohshme. “Në lidhje me pretendimet e disa mediave për rritje të çmimit të shërbimeve të kolaudimit, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës njofton opinion publik, se në datë 13 Maj 2016, kompania “SGS”, që ka konçesionin e shërbimit të kolaudimit të automjeteve, ka dorëzuar një kërkesë për të rishikuar tarifat e kontrollit me 6,7 %, rreth 200 lekë. Kërkesa bazohet në pikën 8.2.2 të kontratës konçesionare të vitit 2009, që parashikon rishikim të tarifave çdo 3 vjet, për të reflektuar rritjen e normës së inflacionit. Ministria e Transportit pas kësaj kërkese ka ngritur menjëherë një grup pune, I cili shqyrtoi kërkesën e “SGS”. Grupi I punës e vlerësoi si të parakohshme këtë kërkesë. Periudha kur palët sipas kontratës duhet të diskutojnë për tarifat bazuar në pikën 8.2.2 të kontratës, është Shtatori I vitit 2016”, thuhet në njoftim(http://www.transporti.gov.al/al/newsroom/deklarata-per-shtyp/deklarate-e...).

Më tej edhe një mesazh qejfmbetjeje: “I bëjmë thirrje disa mediave, të mos fabrikojnë të pavërteta, që dezinformojnë publikun, si dhe i ofrojmë mundësi të plotë për të marrë informacion pranë MTI”. Do ishte mirë që ky zë të dilte nga firoma e Ministrisë ku për shkak të shkeljes së ligjit nga punonjës të saj – procesi është ende në gjykim – mendohet dhe pretendohet se kanë vdekur njerëz. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.