Kolaudimi i automjeteve drejt liberalizimit

Postuar në 04 Shkurt, 2020 23:03

Kompania që ofron shërbimin e kolaudimit në Shqipëri funksionon në kushtet e monopolit që prej vitit 2009. Ky shërbim u dha me koncension për një periudhë 10-vjeçare, afati i së cilës pritej të përfundonte në datën 3 shtator të vitit të kaluar, por u shty edhe për një periudhë 1 vit e 4 muaj, pra deri në fund të vitit 2020. Blendi Gonxhja, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor thotë se është duke u hartuar drafti për liberalizimin e këtij shërbimi.

Blendi Gonxhja, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor:  “Ne jemi në dijeni që është në proces dhe me siguri do të ndodhë shumë shpejt një liberalizim ose një ndryshim pozitiv sa i përket eksperiencës së deritanishme . Zgjidhje të tjera për të ardhmen që mund të përfshijnë monitorimin e  këtyre pikave, që mund të përfshijnë shumë më tepër pika, shumë më tepër operatorë ose subjekte dhe jo vetëm 1 do i jepnim qytetarëve me siguri më shumë mundësi , mund të ndryshonte dhe ka shumë rëndësi periodiciteti.”

Për Gonxhen përfshirja e sa më shumë subjekteve në treg do të sillte më tepër përfitime pozitive për qytetarët , të cilët shpeshherë duhet të qëndrojnë në radhë në pritje të kolaudimit.

Blendi Gonxhja, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor: “Propozimet tona kanë të bëjnë me makinat e reja të mos kenë nevojë 3 vitet e para ata kalojnë në këtë kontroll, makinat e  tjera që janë nga 3 deri në 9 vjet mund të kalojnë çdo 2 vjet, në këtë mënyrë këto mund të kursenin kohë mund të kishin më pak flukse në pik të kërkesave për qytetarët dhe do të kishim përsëri rrugë  të sigurta nuk do të kishim problem.”

Një nga propozimet është që kontrolle më të shpeshta të kryhen te makinat e vjetra apo tek mjetet që ofrojnë shërbime publike.

Blendi Gonxhja, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor:  “Sa më shumë vjetrohet makina aq më i madh kontrolli, sa më shumë makinë profesionale që përdoret për transporte, taksi, makina që kanë të bëjnë me shërbime publike të transportit natyrisht ato do të kontrollohen periodikisht ndoshta edhe 6 muaj apo 12 muaj, sepse nuk janë si mjetet e tjera, janë mjete që mbartin përgjegjësi të tjera. Në këtë aspekt mbetet që të shpresojmë që politikat të jenë të tilla që t’u afrohen këtyre që ne sapo thamë.

Prej më shumë se 4 vjetësh Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe Autoriteti i Konkurrencës i kanë rekomanduar qeverisë që të hapet tregu i këtij shërbimi për më shume kompani, ajo sot kryhet vetëm nga një operator.

TvT

Comments

Submitted by Nfkckxddk (not verified) on

Eshte e sigurte qe ne kete proces s'do kete korrupsion. Kete garanci e japin emrat e perfshire. Vec vazhdoni.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.